Pezullime e dëmtime kuqezi, Panuçi kthen sytë nga talentet e Shqipërisë U21 për ndihmë

Sep 21, 2017 | 15:49
SHPËRNDAJE

Kur mbeten pak më shumë se dy javë nga ndeshja e eliminatoreve të Botërorit 2018 kundër Spanjës, situata në Kombëtaren shqiptare nuk është ndër më të mirat e mundshme. Mes pezullimeve e dëmtimeve, mund të thuhet me plot gojë se kuqezinjtë janë në emergjencë dhe kjo do të detyrojë trajnerin Panuçi që të bëjë një listë më të zgjeruar se të herës së kaluar, duke afruar disa lojtarë të rinj.

panuci stafi

Ndërsa nuk dihet ende se çfarë fati do të kenë emra si Kaçe, Xhaka, Lenjani e Cikalleshi të cilët u lanë jashtë për ndeshjet e shtatorit, Panuçi ka filluar të vëzhgojë elementë të rinj nga përfaqësuesja Shpresa.

keidi bare qazim laci

Sipas “SuperSport”, dy emra që po monitorohen me kujdes janë ato të Keidi Bares, i grumbulluar edhe nga De Biazi për miqësoren me Bosnjë Hercegovinën në muajin mars, si dhe Qazim Laçi, i cili është një nga elementet më me perspektivë për këtë grupmoshë.

Emri i tretë është ai i një lojtari i cili në fakt ka pasur mundësinë që të debutonte në Kombëtaren A që në moshën 19-vjeçare. Korçari Kristi Qose u grumbullua dhe u aktivizua për pak minuta nga De Biazi në miqësoren kundër San Marinos në vitin 2014, ndërsa që atëherë ka shëtitur në skuadra të ndryshme në Greqi para e të përfundonte te Ruzhomberok në Sllovaki.

kristi qose uejn runi

Paraqitjet e bëra me këtë skuadër, sidomos ato në ndeshjet ndaj Evertonit në Ligën e Europës, ku mori vlerësime të larta edhe nga mediat ndërkombëtare, kanë bërë që Panuçi dhe stafi i tij të monitorojë mesfushorin i cili mund të luajë edhe në mbrojtje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura