Peza u përgjigjet ish-kolegëve: Kur isha gazetar më adhuronit…(VIDEO)

Jan 17, 2017 | 9:20
SHPËRNDAJE

Deputeti i PS-së, Alfred Peza ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat, në lidhje me akuzat për pasurinë e tij dhe të bashkëshortes së tij.

Ai është treguar mjaft i ashpër me ish-kolegët, të cilët kanë ngritur pyetje për pasurinë e tij të transformuar në aksione bankash.

Peza ngriti pyetje se përse ish-kolegët e tij nuk kërkuan sqarime prej tij, por e sulmuan menjëherë.

Ai madje tha se kur ishte gazetar e adhuronin, ndërsa tani e sulmojnë.
Sipas tij, e gjitha kjo është një lojë politike.

Ai përmendi Lulzim Bashën, duke thënë se ai me 4 vjet punë deklaroi mbi 1 milion euro të ardhura, ndërsa vetë Peza tha se kishte mbi 3 herë vite më shumë pune se Basha.

“Kjo eshte nje beteje politike dhe ziliqaresh. Une kam vene zero lek pasuri qe kur hyra ne politike. Kur isha gazetar me adhuronit, tani qe u bera politikan me sulmoni. Si ka mundesi qe asnje nga ju ish-kolege nuk erdhi te kerkonte sqarime per pasurine time?! Gati i kisha letrat por ju nuk erdhet”, tha Peza.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura