Peza: Ja si Enver Hoxha u përpoq të joshte mbretëreshën Geraldinë

5
SHPËRNDAJE
 

Enver Hoxha është përpjekur të joshi mbretëreshën Geraldinë. Kështu shprehet Alfred Peza në një promo të realizuar nga Mapo Edition, në një bisedë me Alda Bardhylin.
alfred-peza
”Të gjithë ambiciozët e kësaj bote, e nisin nga fustanet rrugën e tyre drejt majës dhe është e pashmangshme që edhe Enver Hoxha të ketë flirtuar me Sarah Blloshmin, ashtu siç thuhet që ka flirtuar edhe me një nga Princeshat. Ashtu siç do të flirtonte edhe me Mbretëreshën vetë më prapa. Arsyeja? Vetëm e vetëm që ti fitonte zemrën Mbretit Zog, për të arritur ambicien dhe synimin e tij”, thotë Peza.
Ka një traditë të konsoliduar tashmë “Mapo Editions” që kolanat e botimeve të saj, i mbështet me aktivitete promovuese dhe mediatike, ndërsa çdo libri i dedikon edhe një video të posaçme. Nëpërmjet saj, synohet që ti qaset lexuesve me një mënyrë më të thjeshtë, interesante e tërheqëse, duke i ofruar si një mini film, fabulën e librit të ri që propozon. E shoqëruar kjo jo vetëm me pamje dhe kolonë zanore por edhe me intervistën e autorit apo përkthyesit, por edhe me batuta joshëse që ngacmojnë çdo indiferent të letrave, për të vrapuar këto ditë në stendat e saj. Për më tepër që nesër hapet edhe edicioni i 20 i Panairit të Librit, në hollin e Pallatit të Kongreseve, në Tiranë. Ja biseda e videos:
Zoti Peza, jemi në vitet ’30- ’40 dhe ju ndodheni në një lokal me Sarah Blloshmin, çdo bënit?

Do bëja atë që do bënte instikti i çdo mashkulli përballë femrës më të bukur të vendit të vet, të cilën nuk e ka përditë aq afër sa e kisha unë dhe e kam unë në këto çaste. Do mundohesha ti tërhiqja vëmendjen dhe të flirtoja me të. Nuk e di sesa do ia arrija!

Një nga njerëzit që shihej në shoqërinë e saj ishte Enver Hoxha…
 
Të gjithë ambiciozët e kësaj bote, e nisin nga fustanet rrugën e tyre drejt majës dhe është e pashmangshme që edhe Enver Hoxha të ketë flirtuar me Sarah Blloshmin, ashtu siç thuhet që ka flirtuar edhe me një nga Princeshat. Ashtu siç do të flirtonte edhe me Mbretëreshën vetë më prapa. Arsyeja? Vetëm e vetëm që ti fitonte zemrën Mbretit Zog, për të arritur ambicien dhe synimin e tij.Ju thoni në libër që Enver Hoxha është përpjekur që të joshi edhe Mbretëreshën Geraldinë.

Po. Sepse në mendjen e ambiciozit shkon gjithçka dhe flirti me Mbretëreshën është rruga më e shkurtër për të fituar vëmendjen e Mbretit.Ju thoni që Mbretëresha Geraldinë e ka ditur gjithmonë raportin e Ahmet Zogut me Sara Blloshmin…
 
Unë besoj se po. Është e pashmangshme. Po të lexosh me vëmendje kujtimet e saj, Ajo e kupton se deri në momentin që janë njohur, zemra e Tij, e gjithë vëmendja e Tij dhe Mbretëresha e Tij ka qenë dikush tjetër. Sepse ajo pranon me dhimbje që dashuria e tyre, është ajo e një rreth 50 vjeçari tashmë. E Ahmet Zogut në emigrim, larg atdheut, larg Pallatit Mbretëror, larg ballove, larg vëmendjes, larg tapeteve. Ishte një dashuri tjetër (përpara kësaj), ndryshe. Ishte vetëm një dashuri e atillë, si ajo që mund të ketë patur, vetëm Sara Blloshmi me Ahmet Zogun.
 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakKosova 'goditet' nga Amerika. Pse u zhgënjye dje aleati i madh
Artikulli tjetërAvokates në Tiranë i djegin makinën natën, zbardhen dëshmitë në polici

5 KOMENTET

  1. wouh edveri donte gelardine ,e cuditeshme ,po zogistet e ndershem patriote dhe besimtare te Turkut ,e donin enverin se ishte musliman i jati ishte hoxhe A e shikoni shkrimin dhe deklaratat e sajuara nga ish Komunizmi

  2. Zoti Alfred Peza,jamé habitur se si e kini imagjinue (me shumé illuzione) kohén e familjes mbretnoré né periodén 1936 -1939.
    Enveri kuré u kéthye nga Parisi né vjetin 1936 ka qené 28 vjecé,njé individ pa diplôme,pa kultur;pa njé merité veçanté, pa i njoftun né Shqipni asé paké dhe ju pretandoni,se naté kohé, doté guzonte gjoja me joshté Mretneshén Géraldine???;Enveri ishte edhe njé personi i njoftun né Paris me njé karakter té dobét si shqrimtari madhe Arshi Pipa e kishte pérmendé disa heré( ju keshillojé té lexoni librin e tij)pranaj nuké ka pasur asé njé shans Enveribile me pa me sy Mbretneshén qé gjiyh bota e respektojé por,ju asé paké me két librin

  3. Zoti Peza; mé duket se libri jujé ashté né té njejtén nivel si libri i Nasho Jorgaqit "Mérgata Qyqéve" ploté me rrena;Si kini guzue me shkrujté se Enveri ka flirtuar me Mbretneshén??? Ajé asé me sy se ka pa , ju po i bani njé favor két batakçiut Enveri ,qé ma voné e pamé ç' kriminel pa moral ajé ishte;Turp dhe shkrimi i jujé ( pa fakte ose prova )ka hyré né literaturén enveristé. Don'act.

  4. Si mund te kompromentohet figura e nje engjelli me Monstren Enveriste ….Kto jashteqitje Komunistash nuk ndalen nga asgje vetem e vetem me fitu dy Dollare te qelbur…….Shqiptarizmi i ktyre Plehrave nuk ekziston .
    Turpqe nje Njeri me emrin ALFRED PEZA quhet Shqiptar…..
    Poshte Komunizmi e RROFTE SHQIPNIA…..

  5. Te pergojshe mbreteteshen Gelardine eshte turpe. Se dhe pse nuk ishte shqiptare i respektoi shqiptaret dhe u ndejti besnike deri ne funde. Ase dhe nje shqiptare nuk do ta kishte ber kete qe beri mbreteresha e shqiperise.

PËRGJIGJU