Petrit Vasili thirrje Prokurorisë dhe SPAK: Hetoni me urgjencë këtë krim financiar me pasojë miliarda lekë. Publikon dhe deklaratën e Avokatit të Shtetit

May 27, 2022 | 14:59
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar një video me deklaratën e Avokatit të Shtetit, Odise Moçka në Komisionin e Ligjeve, që sipas tij “konfirmoi shifrën 51,6 milionë euro si dëmshpërblim për gjyqet e humbura në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut”.

Petrit-Vasili

Vasili nënvizon në postimin e tij se “Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka dhene vendime ku shteti duhet te paguaje 51.6 milion euro per gjyqet ku individet i jane drejtuar kesaj gjykate per padrejtesite e shtetit ndaj tyre”.

Vasili i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë të vihen në lëvizje për atë që ai e quan skandal.

“Prokuroria dhe SPAK te hetojne me urgjence per kete krim financiar me pasoje miliarda leke dhe te çoje fajtoret perpara drejtesise”.

POSTIMI I PLOTE

 

 

S K A N D A L I !

51.6 milion euro per Gjyqet e humbura ne Strasburg ne Gjykaten e te Drejtave te Njeriut!(VIDEO).

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka dhene vendime ku shteti duhet te paguaje 51.6 milion euro per gjyqet ku individet i jane drejtuar kesaj gjykate per padrejtesite e shtetit ndaj tyre.

Avokati i Shtetit, Odise Moçka konfirmoi ne Komisionin e Ligjeve kete shifer kaq te larte prej 51,6 milionë euro si dëmshpërblim për gjyqet e humbura në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Nga taksat e djerses dhe sakrifices se shqiptareve do te paguhen miliona euro per shkak te padrejtesive arbitrare qe shteti ben ndaj individeve.

Pra nuk paguajne personat me detyre shteterore qe shkelin ligjin, por paguajne qytetaret nga taksat e tyre dhe fajtoret mbeten pa ndeshkuar.

Prokuroria dhe SPAK te hetojne me urgjence per kete krim financiar me pasoje miliarda leke dhe te çoje fajtoret perpara drejtesise.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura