Petrit Vasili reagon ndaj deklaratave të Fatos Klosit: Ky njeri mund të shpikë intriga dhe për të kapur një leje parkingu

Aug 5, 2022 | 21:49
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar ndaj deklaratave të ish-shefit të Shërbimit Informativ Fatos Klosi mbi Ilir Metën. Vasili thotë se Klosi po mundohet të shpikë intriga për Metën për të kapur leje parkingu.

vasili-klosi-2048x1406

Në në postim në Facebook ai thotë se Fatos Klosi ka qenë në partinë e Metës që në 2004 duke kandiduar si deputet. Madje sipas Vasilit ish-shefi i shërbimit ka qenë një ndër personat e afërt në LSI-në e krijuar nga Meta.

“Po si mund të shpëlahet në këtë fare feje ky Fatosi.

Po kaq pak vlen ky qe flet një thes me broçkulla vetëm për një leje parkingu.

Po ky qe paska ditur këto lidhje të fshehta të Ilir Metës, qe e paskan shqetësuar dhe sëkëlldisur kaq fort ç ‘deshi në partinë e Ilir Metës në 2004.

Po ky kandidoi edhe për deputet si përfaqësues i partisë se Ilir Metës në zgjedhjet e 2005.

Po ky ne 2007 përcaktoi edhe formulën e llogaritjes se votave te konkurimit te keshilltareve te partise se Ilir Metës.

Po ky në 2015 iu lut Ilir Metës për te propozuar ai kandidatin për Bashkinë e Mallakastrës dhe ju plotësua lutja nga Ilir Meta.

Të rrjedhësh nga një fis me burra të nderuar e me karakter dhe ta nxjerrësh mbiemrin në pazar e të bëhesh rreckë për kaq pak lemoshë është vërtet mjerim i madh.

Megjithatë qe te hash turpin me buke është zgjedhje dhe Fatosi këtë zgjedhje beri, duket qe s’kishte karakter për më shume, parkingu te merr me qafe”-shkruan Vasili.

ÇFARE KA DEKLARUAR FATOS KLOSI

Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, Klosi ka deklaruar se ish-presidenti Meta dhe ish-kryeministri Berisha kanë pasur kontakte që në vitin 1997. Klosi ka zbuluar se si përmes përgjimit të një telefonate ua rrit të verifikohej se Meta në 1997 ka qenë nën urdhrat e Sali Berishës.

“Në vitin 1997 ka pasur një telefonatë të ambasadorit italian Foresti në atë kohë me Tritan Shehun dhe në ato telefonata u zbulua krejt rastësisht se Ilir Meta merrte porosi nga Sali Berisha. Zbulimi i asaj telefonate ka qenë një rastësi e madhe. Janë ato telefonat shtëpiakë që punojnë me valë dhe një telefon me të cilin po bëhej biseda nuk punonte mirë dhe kështu që biseda dëgjohej edhe nga telefona të tjerë dhe u kap fare rastësisht biseda, por aty u zbulua që Berisha i jepte porosi Ilir Metës”, deklaroi ai.

© Panorama.al

Te lidhura