Petrit Vasili nxjerr pamjet: Skandal, Prokuroria e kapur mbyll çështjen e xhupzinjve me pistoleta që dhunonin protestuesit

May 28, 2022 | 9:41
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka denoncuar Prokurorinë e Përgjithshme se ka mbyllur një skandal, “çështjen e xhupzinjve me pistoleta që dhunonin protestuesit”. 

282786333_565903321560596_7591461255598728172_n

“Prokuroria ne menyren me te turpshme mbylli çeshtjen dhe ne menyre te pacipe nuk mori asnje prove shtese, fakt apo deshmi te tjera duke u vene ne krah te dhunuesve dhe kunder qytetareve te thjeshte qe u dhunuan nga horrat xhupzinj.

Prokuroria ka arritur fundin.

I bej thirrje Keshillit te Larte te Prokurorise, Inspektorit te Larte te Drejtesise te shqyrtojne menjehere keteqendrim dhe sjellje ne shkelje te plote te ligjit prej prokurorise.
Reforma ne drejtesi u be per qytetaret, por me keta prokurore qe legjitimojne horrllekun shteteror kjo eshte nje reforme e rrenuar.

Me kete vendim Prokuroria i ka dhunuar qytetaret njelloj si xhupzinj dhe eshte shnderruar ne nje pjese perberese te horrllekut shteteror.

Kjo pune nuk ka per tu mbyllur kurre pa u bere drejtesia qe qytetaret kerkojne dhe bashke me xhupzinjte do te shkijne para saj edhe prokuroret ortake te tyre”, shkruan Vasili.

Postimi i plotë i Petrit Vasili

S K A N D A L I !

Prokuroria e kapur mbyll çeshtjen e xhupzinjve me pistoleta, qe dhunonin protestuesit!(DOKUMENTI).

I kerkova zyrtarisht Prokurorise se Pergjithshme kohe me pare, qe te hetonte seriozisht per dhunen qe persona te paidentifikuar civile dhe pa asnje shenje dalluese ushtronin mbi protestuesit, gazetaret te rinj e gra.

281559156_565903364893925_7494192925309349542_n

Dhuna e Policise ndaj protestuesve shqetesoi Parlamentin Europian, por jo Prokurorine e kapur!

Kjo dhune e eger dhe e neveritshme ka bere qe Parlamenti Europian ne Rezoluten e tij te 19 majit te shprehet me shume shqetesim:

“Rikujton nevojën për të garantuar në mënyrë efektive të drejtën për lirinë e tubimit paqësor pa masa arbitrare ose diskriminuese dhe vë në dukje rëndësinë e adresimit të pretendimeve për sjellje të pahijshme të policisë dhe hetimin dhe ndjekjen penale të përdorimit joproporcional të forcës”.

Parlamenti Europian eshte ne kembe ndersa Prokuroria ne menyre te paturpshme nk heton dhe mbyll ceshtjen

282377863_565903274893934_5115699958635003127_n

Kjo dhune e eger dhe e miremenduar eshte pare nga te gjithe shqiptaret.

Vete policia ndersa xhupzinjte dhunonin si kafshe protestuesit kishte merak qe te mos evidentohej nga media dhe komante policie u thoshin xhupzinjve: kujdes se ka kamera!
Keto fakte i evidentova ne parlament kur thirra ne seance pyetjesh Ministrin e Brendeshem Çuçi dhe ku pamjet i pa dhe i degjoi i gjithe parlamenti.

Vura ne dispozicion te Prokurorise edhe ato foto dhe ndonje filmim te marre nga mediat shqiptare dhe rrjetet sociale qe munda te siguroj.

Keto ishin indicie te mjaftueshme qe Prokuroria te hetonte ne menyre te thelkuar si dhe te siguronte shume e shume me teper fakte, prova dhe deshmi te tjera per te zbardhur ceshtjen e per te cuar fajtoret perpara drejtesise.

Por Prokuroria ne menyren me te turpshme mbylli çeshtjen dhe ne menyre te pacipe nuk mori asnje prove shtese, fakt apo deshmi te tjera duke u vene ne krah te dhunuesve dhe kunder qytetareve te thjeshte qe u dhunuan nga horrat xhupzinj.

Prokuroria ka arritur fundin.

I bej thirrje Keshillit te Larte te Prokurorise, Inspektorit te Larte te Drejtesise te shqyrtojne menjehere keteqendrim dhe sjellje ne shkelje te plote te ligjit prej prokurorise.
Reforma ne drejtesi u be per qytetaret, por me keta prokurore qe legjitimojne horrllekun shteteror kjo eshte nje reforme e rrenuar.

Me kete vendim Prokuroria i ka dhunuar qytetaret njelloj si xhupzinj dhe eshte shnderruar ne nje pjese perberese te horrllekut shteteror.

Kjo pune nuk ka per tu mbyllur kurre pa u bere drejtesia qe qytetaret kerkojne dhe bashke me xhupzinjte do te shkijne para saj edhe prokuroret ortake te tyre.

P.S. Shihni vendimin e mbylljes se ceshtjes kujtoni edhe fotot e videot e dhunes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura