Petrit Vasili në krah të artistëve: Për Rilindjen Urbane u harxhuan 400 milionë euro, ndërsa për Teatrin nuk ka lekë

Jun 17, 2018 | 14:00
SHPËRNDAJE

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili iu është bashkuar reagimeve kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se 400 milionë euro u përdorën për rilindjen urbane, ndërsa qeveria sipas tij nuk ka lekë për teatrin.

“Po çfarë po i rilind Shqipërisë kjo rilindje e abortuar? Ajo po i rilind injorancën, mediokritetin dhe shkretimin kulturor. Sepse këtyre shkollepakteve u interesojnë vetëm pllakat e sokakeve, qe i ndryshojne dhjetra here qe te vjedhin sa ne lehte paratë dhe jo Teatri”, shkruan ndër të tjera Vasili.

vasili

Postimi i plotë

Vandalizmi intelektual i rilindjes urbane perpiu 400 milion euro, ndersa per teatrin nuk ka leke. Per Teatrin Kombetar nuk gjenden leke per qamet. Nuk ka asnje mundesi qeveria e shkrete qe te gjeje para’ per teatrin, po nuk ka fare fare nuk ka.
Ndersa per te ashtuquajturen rilindjen urbane mbi 400 milion euro jane bere rrush e kumbulla deri tani dhe financimi vazhdon.
Po çfarë po i rilind Shqipërisë kjo rilindje e abortuar? Ajo po i rilind injorancën, mediokritetin dhe shkretimin kulturor. Sepse këtyre shkollepakteve u interesojnë vetëm pllakat e sokakeve, qe i ndryshojne dhjetra here qe te vjedhin sa ne lehte paratë dhe jo Teatri.
Keta duan te akomodojnë injorancën e tyre tashme te dukshme, te qarte dhe vetshkaterruese ne projekte, qe çimentojnë kete injorance.
Shkollepaku me shoke harrojnë qe edhe nga lashtësia nuk na kane mbetur sheshet e sokakët por na kane mbetur amfiteatrot madhështore, qe u rezistuan mijëra vjetëve pasi shoqëria njerëzore vetëm tek teatrot nuk kurseu te shpenzonte gjithshka, qe lartësonte kulturën edhe ne ditët me te vështira mes luftërash apo dite zie buke.
Amfiteatrot e Butrintit dhe Durrësit janë akuza me e rende qe vjen nga shekujt kundër injoranteve te shekullit te 21, qe kane pushtuar qeverinë me vandalizmin e tyre intelektual
Po, po, këta armiq te kulturës dhe dijes ne krye te qeverise, si sekt i lindur nga injoranca dhe qe po i ngrene monument asaj, nuk mund te japin asnjë lek për teatrin, qe do te ishte pasqyra ky fytyra e injorancës qeveritare do te dilte sheshit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura