Petrit Vasili krahason shifrat me Kosovën: Rritje e të infektuarve 22-fish brenda gushtit në Shqipëri! Numri i testimeve i ulët ndërsa kryeministri nuk…

Aug 26, 2021 | 20:02
SHPËRNDAJE

vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka krahasuar bilancin e koronavirusit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se Shqipëria realizon 3 herë më pak testime se Kosova.

Sipas tij, brenda muajit gusht, bilanci i koronavirusit në vendin tonë është rritur 22 fish, nga 40 raste në fillim të muajit në 888 raste ditën e sotme.

Teksa shifrat rriten, vijon Vasili, kryeministri spërdridhet në plazh dhe tregon përralla me Ballkanin dhe nuk merr masa për rritjen e testimeve.

Postimi i Petrit Vasilit:

Rritja tronditese e rasteve me Covid plot 22 here brenda gushtit!! Testimet sa gjysma e Kosoves! Brenda muajit gusht nga 40 raste ne 1 gusht 2021 arrihet ne 26 gusht ne 888 raste. Kjo eshte nje rritje shume e forte.

Ne menyre skandaloze testimet e qeverise se Rames jane sot vetem 6619 ndersa ne Kosove plot 12406 testime pra dyfishi ditor. Kosova kryen pra rreth 6 mije testime per 1 milion banore, ndersa Shqiperia rreth 2 mije per milion pra tre here me pak.

Ndersa kryeministri sperdridhej ne plazh dhe tregonte perralla me Ballkanin “Çil e Mbyll”, Covid–i perparonte me galop dhe asnje ndryshim nuk ka per testimet.

Ne menyre te perditshme kemi ngritur alarmin per situaten qe po precipitonte, por kryeministri vazhdoi plazhin dhe i perbuzi keto apele te perseritura me arrogancen e tij te njohur prej injoranti dhe prej personi pa asnje ndjeshmeri njerezore.

Asnje mase konkrete nuk eshte marre e nuk po merret.

Imponimet propagandistike te kryeministrit per detyrime vaksinimi nuk zgjidhin asgje pasi qindra mijra te infektuar jane fakt i kryer qe kerkon pergjigje.

Situata eshte ne meshire te fatit.

Pergjegjesite e kryeministrit, qe me kurajon e injorantit ben vleresime medemek shkencore edhe per vaksinat, jane teper te renda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura