Petrit Vasili: Anë e mbanë vendit stuhia e fitores është më e pandalshme se kurrë

Apr 17, 2021 | 11:03
SHPËRNDAJE

GjirokasraNënkryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili është shprehur se “Gjirokastra ka fitoren madhështore te LSI!”.

Kandidati për deputet në Tiranë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, thotë se “numri 6 i LSI është shndërruar në numër zemre”.

Ndër të tjera Vasili shton se “anë e mbanë vendit stuhia e fitores është më e pandalshme se kurrë. Qytet më qytet, lagje në lagje, fshat më fshat ku qytetarët kanë hapur zemrat. Marshimi i fitores nuk ndalet!”

“Gjirokastra e ka vulosur fitoren madhështore te LSI! Ane e mbanë vendit stuhia e fitores është me e pandalshme se kurre. Qytet me qytet, lagje ne lagje, fshat me fshat ku qytetaret kane hapur zemrat.

Numri 6 i LSI është shndërruar ne numër zemre. Marshimi i fitores nuk ndalet!”, thekson Vasili.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura