Petrit Vasili 17 pyetje për skandalin “McGonigal”: Siguria kombëtare në rrezik, shërbimet e inteligjencës janë kthyer në shërbëtore të kryeministrit Rama

Jan 29, 2023 | 14:12
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka ngritur 17 pyetje që sipas tij tregojnë se Charles McGonigal është prova e kapjes së Agjencive të Sigurisë Kombëtare nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

maxresdefault (1)

Ai shkruan se sot siguria kombëtare është më e rrezikuar se kurrë për shkak të kryesocialistit. Vasili shton se në rast se agjencitë e inteligjencës shqiptare nuk do të ishin të kapura nga Rama, atëherë afera e shumëpërfolur gjatë ditëve të fundir do të ishte neutralizuar me kohë.

“SHBA me arrestimin e Mc Gonigal treguan qarte se si mbrohet siguria kombetare dhe se si respekti ndaj ligjit eshte detyrim absolut qe nga me i pari deri tek me i fundit”, shkruan Vasili.

Statusi i plotë i Petrit Vasilit

17 pyetje qe tregojne se McGonigal eshte prova e kapjes se Agjensive te Sigurise Kombetare nga Rama!

Siguria kombetare eshte sot me e rrezikuar se kurre per shkak te Rames.

Ne rast se agjencite e inteligjences shqiptare nuk do te ishin te kapura dhe do te kryenin detyren vetem ne respekt te ligjit dhe jo sipas interesave personale te Edi Rames, afera McGonigal do te ishte neutralizuar me kohe dhe me pasoja minimale per vendin.

Ka disa pyetje te detyruara dhe te pashmangshme:

1-A eshte e veshtire qe te kuptohej e zbulohej se levizjet e Mc Gonigal ishin thjesht nje veprimtari mafioze?

2-A eshte e veshtire te kuptohej perse Kryeministri Edi Rama takohej me Mc Gonigal ne prani te bisnesmeneve private, qartesisht te dyshimte dhe pa asnje tager per te marre pjese ne takime mes kryeministrit dhe Drejtorit te Kundezbulimit te FBI?

3-A kishte veshtiresi te verifikoheshin personat private, aktive ne kete afere, qofshin per veprimtarine e tyre dhe qofshin per lidhjet qe ata kishin brenda dhe jashte vendit ?

4-A kishte veshtiresi qe sherbimet te viheshin menjehere ne levizje pas perjashtimit total te tyre nga ana e Kryeministrit Rama ne takimet e tij me Mc Gonigal ne detyren e Drejtorit e kunderzbulimit te FBI?

5-A kishte veshtiresi qe sherbimet te evidentonin qe fondet publike po shkonin ne kompani ku pjestare ishin oligarke te sanksionuar nga SHBA dhe te lidhur me Putinin?

6-A ishte e veshtire te evidentohej roli i Rosinit, ortakut te McGonigal, nderkohe qe rekordet e Rosinit ishin teper negative ne te shkuaren dhe te njohura boterisht?

7-A ishte veshtire te kuptohej se perfshirja e Rosinit ne çeshtje shume te mprehta te politikes shqiptare, kur ai nuk kishte asnje lloj tagri publik, ishte qartazi pjese e skenarit mafioz te cilit ai i sherbente?

8-A kishte veshtiresi te verifikohej dhe monitorohej ngritja e “çuditshme” nje firme private ne mes te Tiranes me ortake dy ish agjente te FBI njeri prej te cileve me rekorde shume kompromentuese si Rosini?

9-A ka veshtiresi te zbardhej se ç’kuptim kishin levizjet e Mc gonigal neper Bashkite e vendit?

10-A kishte veshtiresi te kuptohej se keto levizje pervecse nje koperture mafioze nuk kishin asnje lidhje me ndonje aktivitet te paster publik ne ndihme te ketyre bashkive nga ana e Mc Gonigal?

11-A kishte veshtiresi qe keto sherbime te evidentonin me kohe te gjitha kontaktet me persona te Mc Gonigal ne Shqiperi si dhe te zbulonin se keto kontakte s’kishin asnje lidhje me veprimtari te paster shteterore si dhe qe persona me rekorde teper kompromentuese ishin pjestare konfidenciale te ketyre takimeve?

12-A kishin veshtiresi sherbimet te kuptonin se levizjet shume te shpeshta te M Gonigalit ne Shqiperi ishin thellesisht te dyshimta dhe mbeshtetja e Kryeministrit Rama per të perfaqsonte nje problematike teper te rrezikshme?

13-A ishte e veshtire te zbardhej roli i Gjiknurit si pjestar aktiv i aferes ndonese nuk kishte asnje atribut shteteror per ceshtjet e sigurise kombetare pasi ishte thjesht minister i energjise dhe nuk ishte as minister i brendshem, drejtues i SHISH etj?

14-A ishte e veshtire te zbardhej roli dhe interesat, qe lidhnin Kryetaret e Bashkive nga Veriu e deri ne Tirane te kontaktuar me Mc Gonigal?

15-Kush i pengonte sherbimet qe te vinin ne alarm sherbimet inteligjente amerikane, qe veprimet nje zyrtari kaq te rendesishem te FBI si Mc Gonigal kishin krijuar nje situate te tille kaq te dyshimte ne Shqiperi por, qe lidhej shume fort edhe me sigurine kombetare te SHBA ?

16- Kush i pengonte sherbimet, qe te komunikonin me sherbimet analoge te vendeve fqinje kur dukshem Mc Gonigal ka levizur intensivisht dhe ne menyre qartesisht te dyshimte edhe ne shtet fqinje?

17- Sherbimet inteligjente, te cilat jane aq aktive kunder opozites ne Shqiperi duke e pergjuar, monitoruar dhe evidentuar kemba kembes atë, perse mbyllen syte ne menyre kaq flagrante perballe nje situate te tille si rasti Mc Gonigal?

Siguria kombetare eshte ekstremalisht e rrezikuar ne Shqiperi me keto Sherbime Inteligjente te kapura dhe sherbetore te Edi Rames dhe jo rojtare te palekundura te ligjit.

Mbi Agjencite pergjegjese te sigurise kombetare dhe sherbimet e inteligjences rendojne pergjegjesi te medha lidhur me veprimtarine e Mc Gonigal ne Shqiperi.

Sigurisht qe kjo pergjegjesi per mosveprimet e tyre duhet te dale deri ne fund sepse pasojat krijuara jane shume serioze.

SHBA me arrestimin e Mc Gonigal treguan qarte se si mbrohet siguria kombetare dhe se si respekti ndaj ligjit eshte detyrim absolut qe nga me i pari deri tek me i fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura