Petrit Ago: Pandi të kujtohet kontrabanda kur ti ishe kryeministër

Oct 8, 2015 | 9:00
SHPËRNDAJE

Ish-kreu i Doganës, anëtari i Asamblesë së PS-së Petrit Ago, ka replikuar me ish-kryeministrin Majko, duke thënë se ndihej i fyer nga deklaratat e tij në Komisionin e Ligjeve.

Petrit Ago, ish-drejtori i Doganave
Petrit Ago, ish-drejtori i Doganave

Ago në reagimin e tij ka theksuar se në vitin ’99, kur Majko ishte Kryeministër, asnjë evazor nuk u fut në burg, edhe pse evazioni ishte në nivelet më të larta.

“I nderuar zoti Majko, jam i befasuar dhe ndihem super i fyer si qytetar dhe biznesmen nga fjala juaj në Komisionin e Ligjeve, ku kërcënuat me burg dhe justifikuat politikën e burgosjes për qytetarët. Dua t’ju kujtoj deficitin gjigant të vitit 1999 dhe atë të gjashtëmujorit të 2002-shit, kur u bëtë Kryeministër për herë të dytë. Në atë kohë mbizotëronte kontrabanda e naftës, hekurit dhe e autoveturave, por ti nuk i fute në burg ‘kriminelët’ evazorë të asaj kohe. Ne detyrat nuk i realizuam me burg, por me përkushtim. Faktet janë kokëforta. Përdorimi i fjalës burg është shprehje e paaftësisë për të menaxhuar sistemin. Mos harroni që ju dhe të gjithë buxhetorët e tjerë paguheni nga taksat tona. Ju dhe kolegët tuaj duhet t’i kërkoni ndjesë popullit, por sidomos elektoratit të majtë, për keqtrajtimin konstant që po u bëni”, shprehet Petrit Ago në reagimin e tij për “News 24”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura