Peticioni për prishjen e Teatrit, Demalia: Vërtetuan se nuk janë artistë

Jul 26, 2018 | 19:09
SHPËRNDAJE

Analisti Ilir Demalia ka reaguar për peticionin e disa aktorëve drejtuar Presidentit të cilët kërkonin që të dekretonte ligjin që i hap rrugën shembjes së Teatrit Kombëtar.

Demalia në reagimin  e tij shkruan se  ai kishte përforcuar mendimin e tij se në Shqipëri nuk ka artistë.

“Artistët në Shqipëri deri dje, e pikërisht ato më të paaftët, ata që merreshin nga klasa-punëtore si komunistë, ata dallkakukët e partisë dhe portavoçeve Gebelsiane të regjimit, ata që bënin format e e mbledhjeve të partisë, ata, ata, ata, ata, të gjithë i dimë”, vijon më tej Ilir Demalia.

demalia

Postimi i plotë

Neveri

Sot tek pashë firmat e “artistëve” te cilët do të lidheshin në skenë para disa muajsh për mosprishjen e teatrit, e pasi hëngrën lugën e “çorbës së prishur” të radhës si gjithmonë, sot kishin nënshkruar një peticion drejtuar Ilir Metës për shembjen e teatrit, ndjeva një përzjere në stomak, dhe përforcova dhe më shumë mendimin se Shqipëria nuk ka artistë, se nuk ka teatër, nuk ka film, nuk ka kinema, nuk ka liri.

Artistët në Shqipëri deri dje, e pikërisht ato më të paaftët, ata që merreshin nga klasa-punëtore si komunistë, ata dallkakukët e partisë dhe portavoçeve Gebelsiane të regjimit, ata që bënin format e e mbledhjeve të partisë, ata, ata, ata, ata, të gjithë i dimë. Aty kemi jetuar. Aty kemi punuar. Aty kemi parë se si silleshi dje e si sillen sot me pushtetin. Pa asnjë parim moral, njerëzor, pa asnjë dinjitet e integritet, por vetëm zhvatës të llokmës së kllounit të oborrit qeveritar si ariu Tahir Baçovës. Janë po ata që përfitojnë prej shërbimit të së keqes pushtetit me paranë e pronën publike si tregtarë flamujsh.

Ata sot, por më të neveristshëm se këta, ata që rrinë mbrapa këtyre dhe heshtin, ose bëjnë indiferentin, janë lukunia e shkatërrimit trashëgimisë kulturës dhe historisë së ketij vendi që mbjanë në jetë në kënetën e mizerjes vëndin nën pushtetin i së keqes.

Këta vetëm artistë nuk mund të jenë. Se paku mos e ndyejnë fjalën artist.

Stanislavsky ka shkruar: “Nuk ka role të vogla, por aktorë të vegjël. Dashuro artin në veten tënde dhe jo veten në art”.

37858596_10216964927096421_6450601237149646848_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura