Intelektualët pro familjes, kundër gay-ve: JO mbështetje publike devijimit të shëndetit

May 21, 2014 | 9:24
SHPËRNDAJE

Aktivitet në Ditën kundër homofobisë
Njëzëri, 55 intelektualë i janë bashkuar nismës për mbrojtjen e familjes shqiptare, duke u bërë apel qytetarëve që të ruajnë vlerat e saj përkrah shfaqjeve perverse. Duke nisur me Adem Demaçin nga Prishtina, njerëz të njohur të botës akademike dhe medias kanë nënshkruar një peticion, ku shprehin publikisht qëndrimin e tyre pro nismës “Familje e shëndoshë-Atdhe i shëndoshë”. Nëpërmjet mesazhit drejtuar të gjithë qytetarëve shqiptarë, intelektualët kërkojnë që ata t’u bëhen barrierë tendencave të çarjes, shkatërrimit, shfytyrimit dhe perversionit, që siç thonë ata po “mëton të çajë udhë në gjirin tonë”. “Për të gjitha këto dhe të tjera forma, që nën maskën absurde të ‘të drejtave legjitime’ kërkojnë revanshin të na imponojnë një moral të importuar, dhe për më tepër, të marrin bekimin tonë për modelet e shthurjes dhe devijimit të shëndetit të familjes dhe shoqërisë, të ngremë zërin tonë të bashkuar e të fuqishëm, për të dhënë një përgjigje të prerë: Jo shkatërrimit të familjes shqiptare! Jo gjesteve që inkurajojnë cenimin e unitetit të familjes dhe shoqërisë! Jo përkrahje publike modeleve që e shndërrojnë shoqërinë tonë në Sodomë dhe Gomorrë!”, thuhet në peticion.
Sipas intelektualëve, paprekshmëria e familjes garanton sigurinë e shoqërisë. Ndaj ata kërkojnë që ajo të ruhet si e paprekshme, siç janë edhe ligjet e natyrës. “Ata që kanosen t’i shkallmojnë këto vlera, ta denatyrojnë familjen dhe shoqërinë tonë përkundër trashëgimisë dhe identitetit të saj, përkundër vullnetit të Zotit dhe ligjeve të natyrës, le të ndeshen me kundërshtimin tonë kategorik: familja shqiptare është e paprekshme! Ajo është projektimi ynë i bashkuar në të ardhmen e kësaj shoqërie dhe do të vazhdojë ta riprodhojë vetveten në akord me vullnetin e Zotit dhe ligjet e natyrës. Ata që kanë marrë revanshin të na diktojnë modelet e tyre jashtë këtij vullneti e jashtë këtyre ligjeve, janë pjesë e keqardhjes së identitetit tonë familjar e shoqëror, por kurrsesi vlerë e tij”, shkruajnë intelektualët në peticionin e tyre. Ky reagim publik i intelektualëve vjen pas aktiviteteve të zhvilluara me rastin e 17 majit në kryeqytet, ku përfaqësues të personave gay, kërkuan më shumë vëmendje për respektimin e të drejtave të tyre.

Lista e intelektualëve
1. Prof. Adem Demaçi
2. Prof. Milazim Krasniqi
3. Kim Mehmeti
4. Prof. Dr. Xhevat Lloshi
5. Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu
6. Prof. Dr. Hasan Çipuri
7. Prof. dr. Murat Gecaj
8. Prof. dr. Pajtim Ribaj
9. Prof. dr. Aleksander Kocani
10. Prof. dr. Shyqyri Rreli
11. Prof. dr. Josif Papagjoni
12. Prof. dr. Stefan Çapaliku
13. Prof. dr. Ahmet Osja
14. Prof. Dr. Jashar Demiri
15. Prof. Dr. Ejub Çota
16. Dr. Agron Tufa
17. Dr. Faruk Borova
18. Dr. Baki Dervishi
19. Dr. Zef Gjeta
20. Dr. Angjelin Shtjefni
21. Dr. Fabian Zhilla
22. Dr. Arian Galdini
23. Dr. Agim Baçi
24. Dr. Çelo Hoxha
25. Alush Saraçi
26. Lefter Çipa
27. Sidrit Bejleri
28. Shpëtim Saraçi
29. Julian Deda
30. Albano Bogdo
31. Jonida Maliqi
32. Luljeta Lleshanaku
33. Vedat Ademi
34. Rexhep Çeliku
35. Armand Bora
36. Petrit Ruka
37. Frrok Çupi
38. Lazër Stani
39. Aleksandër Çipa
40. Agim Doçi
41. Ilir Kulla
42. Vladimir Beja
43. Salvador Kaçaj
44. Patrik Sadikaj
45. Roland Zili
46. Fitim Zekthi
47. Bardhyl Fico
48. Dr. Rezart Ajazi
49. Frano Kulli
50. Jozefina Traboini
51. Migena Barolli
52. Redi Shehu
53. Afrim Bilali
54. Bardhyl Selimi
55. Ramush Lekaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura