Pësoi ishemi në tru/ Mjekët tregojnë gjendjen e ish-ministrit të PS: 48 orët vendimtare…

Mar 24, 2018 | 10:42
SHPËRNDAJE

Luan Hajdaraga, ish-ministër i Mbrojtjes dhe ish-deputet e nënkryetar i Partisë Socialiste për shumë vite, ka pësuar sot në mëngjes një hemoragji masive në tru, teksa kthehej nga Struga ku kish vajtur për të dhënë mësim në universitetin e atij qyteti.

Hajdaraga

Fatmirësisht në momentin e goditjes nga hemoragjia është ndodhur në doganën e Qafë-Thanës ku edhe i është mundësuar dhënia e ndihmës së parë, për tu transportuar më pas për në reanimacionin e Neurologjisë në QSUT, ku po mbahet nën monitorimin e mjekeve.

Burime të “BalkanWeb” nga klinika e Neurologjisë bëjnë me dije se gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë dhe se do të priten të kalojnë 48 orë për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se me të mbërritur në QSUT, kanë shkuar për tu gjendur pranë tij eksponentë të jetës politike në vend, ndër të cilët edhe zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama.

Burimi:

http://www.balkanweb.com/site/detaje-48-oret-vendimtare-per-shendetin-e-ish-ministrit-luan-hajdaraga/

Ish-ministri i Mbrojtjes i Partisë Socialiste, Luan Hajrdaraga, ka pësuar sot një ishemi në tru dhe ndodhet i shtruar në spital.

Sipas burimeve të Panorama bëhet me dije se Hajdaraga, ka qenë në pikën kufitarë të Qafë Thanës, duke u kthyer në Shqipëri kur ka pësuar ishemin.

Po ashtu burimet bëjnë me dije se ish-ministrit socialist i është dhënë ndihma e parë në mënyrë urgjente, për t’u nisur më pas drejt Përrenjasit, ku e priste helikopteri që do e sillte drejt spitalit të kryeqytetit.

Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i cili është kujdesur për transportimin e Hajdaragës drejt Tiranës, konfirmojnë burimet për Panorama.

Për momentin ish-ministri i Mbrojtjes ndodhet në ambientet spitalore në Tiranë, ku dhe po merr shërbimet e nevojshme për stabilizimin e parametrave jetësore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura