Pësoi ishemi cerebrale, mjekët tregojnë si është gjendja e deputetit Stërkaj

Jun 20, 2018 | 11:26
SHPËRNDAJE

Një ditë pasi pësoi ishemi cerebrale, përmirësohet gjendja shëndetësore e deputetit të PS, Paulin Stërkaj. Mjekët e QSUT thonë për Report Tv se deputeti është jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht vështirësive që kaloi gjatë orëve të fundit.

sterkaj

Ai po mbahet në monitorim nga mjekët në reanimacionin QSUT-së në kryeqytet dhe parametrat shëndetësorë deri në këto momente paraqiten optimiste.

“Gjendja është e përmirësuar. Pacienti paraqet parametra të përmirësuara dhe ndodhet në gjendje shëndëtësore normale. Jashtë rrezikut për jetën”, thane ata.

Lajmin për gjendjen shëndetësore të Stërkajt e dha vetë kryeministri Edi Rama një ditë më parë përmes një postimi në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë lutej që deputeti Stërkaj ta përballonte si kampion këtë provë të vështirë pas kësaj befasie shëndetësore. Sipas Ramës, socialistët e kanë njohur ligjëvënësin e majtë si kampion gjithnjë, që në rininë e hershme, ndërsa janë të gjithë me të në këtë moment të vështirë.

Shqiptarja.com

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura