Peskara-Ajeti, ja çfarë u diskutua në bisedimet mes palëve

Jun 30, 2016 | 11:47
SHPËRNDAJE

Klubi i Peskarës dje është takuar me përfaqësuesit e Arlind Ajetit, për të diskutuar një transferim të mundshëm të mbrojtësit shqiptar drejt skuadrës së sapongjitur në Serinë A. Trajneri Masimo Odo e vlerëson Ajetin si një përforcim mëse cilësor, ndaj palët janë ulur në tavolinë e bisedimeve për të diskutuar disa detaje të marrëveshjes.

arlind ajeti

Peskara, nga ana e saj ka përmirësuar ofertën ekonomike, duke rritur ndjeshëm pagesën vjetore prej 300 mijë eurosh që i kishte propozuar fillimisht lojtarit, ndërsa ka çuar në katër vjet kontratën, në ndryshim nga ajo trevjeçare që i kishte ofruar në fillim.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Ajetit në këtë mbledhje, kanë kërkuar që të veprohet në të njëjtën mënyrë se si nënshkruan me Frosinonen disa muaj më parë, duke vendosur klauzola largimi në kontratë.

ajeti

Sipas “Il Centro”, klauzola që kërkojnë përfaqësuesit e Ajetit ka lidhje me rënien e mundshme nga kategoria të Peskarës, duke i mundësuar 22-vjeçarit të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit nëse klubi kthehet në Serinë B.

Kushtet do të rishikohen nga të dy palët, ndërsa pritet një vendim përfundimtar brenda 24 orëve. Ndërkaq, përfaqësuesit e Ajetit po vëzhgojnë edhe ofertat e tjera që i kanë ardhur nga klube si Atalanta, Bolonja, Lacio e Beshiktash.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura