Eros Grezda është përfshirë në një sherr me kundërshtarin e tij gjatë një takimi me të rinjtë e Reinxhërsit, ku ai tashmë aktivizohet.Gjatë sherrit Grezda në nerva e sipër e ka pështyrë kundërshtarin e ti, duke treguar një figurë shumë të keqe.
Sidoqoftë nëse ju silleni në këtë mënyrë, atëherë ju nuk mund ta përfaqësoni më këtë klub. Askush nuk e bën atë kur vesh fanellën e Reinxhërsit, kështu që do të merren masa. Duhet të kuptoj më mirë se çfarë ka ndodhur, do të marr opinionet e lojtarëve të tjerë. I kam disa versione dhe e di se çfarë ka ndodhur, nuk jam aspak i lumtur për atë që ka bërë. “, u shpreh trajneri.
Mesa duket aventura e Grezdës te Reinxhërsi ka marrë fund dhe tani ai duhet të gjejë një ekip të ri për të vazhduar karrierën e tij, pasi nuk do të jetë më pjesë e skocezëve.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al