“Peshqit e mëdhenj”/ Donald Lu: I skandalizuar që Klement Balili, Shullazi dhe Lul Berisha s’po… 

Sep 13, 2018 | 21:38
SHPËRNDAJE

Ambasadori në largim i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu ka deklarur në emisionin Real Story përballë gazetarit Sokol Balla se është i skandalizuar që po largohet nga Shqipëria dha nuk janë arrestuar Klement Balili, Lul Berisha ecën i lirë në Durrës dhe për Emiljano Shullazin, gjyqtarët vetëm tërhiqen.

Unë, për vete, jam i skandalizuar që dy vjet e gjysmë pasi qeveria greke nxori urdhër-arrestin, ende nuk e kemi kapur Klement Balilin. Jam i skandalizuar që Lul Berisha lirohet herët nga burgu dhe që mund të ecë i lirë nëpër rrugët e Durrësit. Dhe jam i skandalizuar që këtë javë që keni gjyqin e Shullazit, ku Shullazi vetë ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq”, ka thënë Lu. 

 

Një krizë politike kujtoj në korrik 2016 por për të mirën e vendit, për reformën në drejtësi. Gjithsesi, ndonjë peng tani që do të largoheni nga Shqipëria?

Ambasadori Lu: E dini, është pyetje interesante. Siç mund ta dini, kam udhëtuar pak në vendin tuaj të bukur, por do të më pëlqente shumë të udhëtoja më shumë dhe sa herë që kam mundësi të udhëtoj jashtë Tiranës por më vjen keq që nuk kam udhëtuar më shumë. Është një vend i jashtëzakonshëm. Jo i madh gjeografikisht, por keni male mahnitëse, një bregdet të mahnitshëm… Vitin e parë që isha këtu, familja ime dhe unë udhëtuam pa fund. Shkuam në të gjitha këndet e ndryshme të Shqipërisë, por pastaj vitin e dytë dhe vitin e tretë u përfshimë në reformën e gjyqësorit dhe gjuetinë e peshqve të mëdhenj dhe dekriminalizimi dhe zgjedhjet… Pres me kënaqësi të kthehem si turist dhe të shoh më shumë në vend. E di që Shqipëria është shumë më tepër se thjesht Tirana.

A mendonit saktësisht tre vjet e tetë muaj më parë se do të arrinit apo do të përfshiheshit në kaq shumë gjëra në këtë vend të vogël?

Ambasadori Lu: Është diçka shumë e pazakontë që të huajt përfshihen kaq shumë në jetën e një vendi dhe ne, në komunitetin diplomatic, jemi munduar të ndihmojmë dhe të mbështesim por arritjet e vërteta kanë qenë të gjitha shqiptare. Ajo që kam parë këtu është mbresëlënëse. Flasim për reformën në drejtësi, po, por edhe për largimin e aq shumë kriminelëve nga parlamenti dhe bashkitë, zgjedhjet që u zhvilluan në mënyrë paqësore dhe konkuruese, dhe vendimin e qershorit për hapjen me kusht të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë – ka qenë lajm i madh për shqiptarët. Populli shqiptar duhet të ndihet shumë shumë krenar.

Përmendët disa nga gjërat që mund t’i klasifikoj edhe si arritjet tuaja, por cili është dështimi më i madh në këto tre vjet e tetë muaj në këtë vend?

Ambasadori Lu: Nuk do të thoja është një dështim, por është diçka ende e papërfunduar. Kam folur çdo javë mbi gjuetinë për peshqit e mëdhenj dhe dua ende të flas sepse është vërtet e rëndësishme për popullin shqiptar….

Prandaj ka peshq edhe në çorapet tuaja se e pashë…

Ambasadori Lu: Vesha çorapet e mia të posaçme që t’i shihni. Është me rëndësi për popullin shqiptar që të dijë se qeveria e tyre, policia e tyre, prokuroria e tyre janë vërtet seriozë për luftën kundër krimit të organizuar. Pata një bisedë shumë të mirë me drejtorin e përgjithshëm të policisë Ardi Veliu javën e shkuar. Kanë punuar shumë fort së bashku me prokurorët për të ngritur task-forcën për forcën e ligjit. Po punojnë sot shumë ngushtë me ligjzbatues amerikanë, gjermanë, Italianë, francezë, gregë, spanjollë dhe kjo ka çuar në suksese reale. Kemi parë arrestimin e Arbër Çekaj, arrestimin e Met Kananit; janë dy trafikantë droge të arrestuar në Spanjë. Vetëm këtë javë pamë trafikantë të arrestuar në Itali dhe Gjermani. Kjo është e rëndësishme por duhet të jetë vetëm fillimi. Ka shumë më tepër punë për të bërë dhe më vjen pak keq së nuk do të kem mundësi të jem këtu për t’i parë gjithë rezultatet e asaj pune.

Kjo është një prej gjërave për të cilat jemi bërë gjithnjë e më skeptic në javët apo muajt e fundit. Shohim  shumë aktivitet kriminal…

Ambasadori Lu: Po…

   …dhe shohim se këto, le të themi, sipërmarrje kriminale kanë shumë para. Mendoni se qeveria, autoritetet do të jenë në gjendje ta luftojnë këtë valë në rritje të kriminalitetit në vend?
Ambasadori Lu: Mendoj se do të jenë në gjendje, por cilido prej ambasadorëve të vendeve të BE-së dhe unë kemi thënë e përsëritur se kjo luftë e dhunshme, kjo luftë midis grupeve të trafikut të drogës mund të vazhdojë; mund të rritet derisa policia, prokuroria dhe gjykatësit të kenë kurajon për të arrestuar këta njerëz shumë të rrezikshëm. Kjo luftë kundër krimit të organiuar është e stërmadhe dhe do të kërkojë sakrifica reale nga qeveria. Unë, për vete, jam i skandalizuar që dy vjet e gjysmë pasi qeveria greke nxori urdhër-arrestin, ende nuk e kemi kapur Klement Balilin. Jam i skandalizuar që Lul Berisha lirohet herët nga burgu dhe që mund të ecë i lirë nëpër rrugët e Durrësit. Dhe jam i skandalizuar që këtë javë që keni gjyqin e Shullazit, ku Shullazi vetë ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq.  Si ka mundësi që ky vend të ecë përpara kur ndodhin këto gjëra? E di që Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku dhe Ardi Veliu do të gjykohen mbi faktin nëse do të jenë të aftë t’i vënë këta kriminelë pas hekurave.

Por patëm ndryshimin në prokurori dhjetorin e kaluar dhe ju po thoni që prokurorët tani kanë edhe më shumë frikë se më parë për të hetuar dhe për të nxjerrë në gjyq kriminelët e supozuar.

Ambasadori Lu: Jo të gjithë prokurorët. Më lejoni të them që kemi punuar shumë ngushtë me Arta Markun që kur u bë kryeprokurore e përkohshme. Stafi im dhe unë takohemi shumë rregullisht me të; dikush takohet çdo javë për t’i ofruar informacion dhe për të ofruar bashkëpunimin tonë në luftën kundër grupeve kriminale. Unë e shoh si një person serioz dhe një profesioniste që vërtet është përpjekur të bëjë detyrën e saj. Mendoj se është një përmirësim madhor krahasuar me paraardhësin por edhe kam pritshmëri të mëdha për çfarë do t’i duhet të bëjë për të pasur sukses.

Le të flasim për paraardhësin e saj.

Ambasadori Lu: Po.

Ju dhe Llalla, u bë pak personale, mendoj?

Ambasadori Lu: Po përsëris atë që kam thënë më parë: nuk kam asgjë personale kundër Z. Llalla. Mendoj se shumë shqiptarë dhe unë personalisht ndjejmë se Z. Llalla përfaqëson zyrtarët e shumtë që janë përpjekur të pengojnë zbatimin e reformës së gjyqësorit. Gjithashtu, Sekretari i Shtetit e ka shpallur Z. Llalla si zyrtar të lartë të korruptuar. Prokurorët, në Shqipëri, po e hetojnë aktualisht për pastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Kemi përgëzuar vendimin e gjyaktave për të sekuestruar asetet e tij shumë të mëdha të pashpjeguara dhe kemi nxitur gjyqësorin në vend që të kufizojë lëvizjet e tij në mënyrë që të mos i largohet drejtësisë.

Donald-Lu-6

Vijon

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura