“Peshku qelbet nga koka”/ PD: Qeveria çdo tender sot e jep pa garë, me një dëm prej 7 miliard euro

Jul 9, 2021 | 15:48
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike të premten ka akuzuar kryeministrin Rama si frymëzuesin e korrupsionit në administratën shtetërore, duke e përkufizuar takimin e tij të zhvilluar këtë paradite në Kryeministri me shprehjen popullore: peshku qelbet nga koka.

dhurata cupi

Në një deklaratë për mediat, në emër të PD-së, ish-deputetja Dhurata Çupi theksoi se pas shfaqjes tallëse të ditës së djeshme me policinë, Edi Rama sot dhuroi një tjetër shfaqje me drejtuesit e komanduar të pushtetit vendor.

“Bëni si them unë por mos bëni si bëj unë” u tha Rama të emëruarve të tij në bashkitë e vendit, thekson Çupi.

Sipas saj, qytetarët shqiptarë e dinë se njerëzit e ndershëm të mbledhur në atë sallë numërohen me gishtat e dorës, megjithatë të dëgjosh Ramën që bën moral për tenderat dhe korrupsionin, nuk është gjë tjetër veçse një nivel i ri i teatrit të absurdit.

Sepse shkelësi i ligjit nuk mund të vendosë drejtësi aq më pak kritere ndershmërie në zbatimin e ligjeve mbi prokurimet publike.Qeveria Rama, në kundërshti me çdo normë kushtetuese dhe ligjore, ka miratuar 9 ligje të bëra apostafat për klientët pranë kryeministrit. Duke e kthyer kështu korrupsionin në nivelin e kapjes së shtetit, sikurse vërtetohet nga raportet e “Transparency International”, tha ajo.

Çupi u shpreh se qeveria Rama është kampione e Prokurorimeve Publike, të dhëna pa garë, ku sipas saj, vetëm 30% e prokurorime në vend jepen pa garë që nga viti 2014.

Fakt i provuar nga Komiteti Auditues i BE-së që 1 ne 3 jepet pa gare dhe kjo nuk ka lidhje me pushtetin vendor por me te gjithë qeverisjen Rama. Çdo tender sot jepet pa gare, me 99% te vleres limit dhe me nje dem ekonomikte vertetuar nga klsh ne nivelin e 7 miliard euro”, deklaroi ish-deputetja demokrate.

Çupi thekson se Rama bëri një ligj antikushtetues për shembjen e teatrit, me emër dhe mbiemër të ortakut me të cilin do të rrëmbente pronën publike.

Ai që falsifikoi firmë e Sekretartit të Shtetit të Delaëare për të vjedhur 20 milionë euro për një kilometër rrugë, ai që i kontraktoi miliona euro me kontrata sekrete, ai që praktikat korruptive nuk i ndali as në kohë pandemie dhe as gjatë fatkeqësisë së tërmetit, ai që e renditi Shqipërinë të dytën në botë për nivelin e ryshfetit, sot po përpiqet të lajë duart me korrupsionin, duke bërë koka turku ushtarët e tij nëpër bashki”, tha ajo.

Fatkeqësia e Ramës është se nuk i gënjen dot më qytetarët. Shqiptarët e ndjejnë në xhepat e tyre, në tryezat e tyre peshën e korrupsionit që ka varfëruar çdo familje dhe e ka bërë edhe më të zymtë perspektivën europiane të Shqipërisë. Shqiptarët e dinë që peshku qelbet nga koka  dhe se një regjim që vjedh zgjedhjet nuk mund të ofrojë gjë tjetër veçse një qeverisjes të korruptuar”, thekson më tej Cupi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura