Peshkimi i paligjshëm në liqenin e Ohrit rrezikon peshqit e rrallë

Feb 28, 2021 | 15:22
SHPËRNDAJE

Pamje tmerruese të troftës së ngordhur dhe të ngatërruar në rrjetat e peshkimit u regjistruan nga zhytësit e Ohrit në fund të Liqenit.

peshq-780x470

Ata thonë se e gjithë kjo është rezultat i peshkimit të paligjshëm që ndodh gjatë hedhjes dimërore të vezëve të troftës, kur ajo edhe shumohet.

“Peshqit janë ngatërruar ne rrjeta, madje edhe për ditë të tëra. Nuk mund të ushqehen dhe të riprodhohen. Nëse bëjmë një krahasim të vogël për sa i përket moshës dhe sasisë, i kemi parë në numër më të madh, por shohim edhe femra më të mëdha, kallauzë deri në 10 kg. Fatkeqësisht, gjithnjë e më pak janë të pranishme në Liqenin e Ohrit. Në disa vende, ku është shumuar një lloj farë peshku, ato vezë janë plotësisht të braktisura. Këta janë treguesit më të rëndësishëm që rezervat e peshkut po shënojnë ulje“- deklaroi  Jovan Sekuloski- qendra e zhytjeve për Alsat.

Sekuloski thotë se me videot që ata i kanë shpërndarë në rrjetet sociale, duan t’i paralajmërojnë Institucionet se është e nevojshme të merren masa më konkrete për të parandaluar shkatërrimin e mëtejshëm të një specie endemike të troftës së Ohrit.

“Gjatë shumimit të tyre nuk ka asnjë mbrojtje dhe, siç dihet, kapen çdo ditë nga vjedhësit e peshqve nga 500 kg deri në një ton peshk dhe ato shiten në mënyrë të paligjshme në Maqedoni. Kam kohë që mbështes formimin e një policie peshkimi në Maqedoni, e cila do të të jetë ndihmë për të gjithë koncesionarët”- pohoi Radovan Dimitrieski “Shoqata e historive të peshkimit”.

Dimitrieski kërkon që Liqeni i Ohrit të mos jepet me koncesion në 10-15 vitet e ardhshme, por që të lejohet vetëm peshkimi rekreativ. Në ndërkohë, ai duhet të skanohet për të përcaktuar dendësinë e popullsisë së troftës dhe belushkës së Ohrit.

Zhytësit thonë se çdo rast që regjistrojnë në ujërat e liqenit, e paraqesin te institucionet kompetente. Kujtojmë se një pjesë e liqenit është në territorin e Shqipërisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura