Peshkatari rrëfen betejën vdekjeprurëse mes një gjarpri deti dhe një peshku helmues

Sep 1, 2015 | 17:01
SHPËRNDAJE

Dy krijesa deti janë filmuar tek sa zhvillonin një betejë për jetë a vdekje mes nga një peshkatar me përvojë.

Foto marre nga "CNN", Tripp duke ndare krijesat detare
Foto marre nga “CNN”, Tripp duke ndare krijesat detare

Në një rrëfim për “CNN” peshkatari Rick Trippe thotë se ishte duke shkuar drejt portit të Darvinit, kur vuri re diçka të pazakontë në ujë.

“Nofullat e gjarprit kishin mbërthyer prej bishti një peshk guri, ndërsa edhe peshku i kishte ngulur një kafshim gjarprit”,-tha ai.

Trippe tha se nga përvoja 30-vjeçare me krijesat e detit e dinte që peshku do të ngordhte pasi gjapri i detit është shumë helmues. Ai shtoi se po ashtu edhe gjarpri do të ngordhte nga kafshimi i fortë i peshkut atij lloj peshku, pasi edhe ai ishte shumë helmues.

150901173837-sea-snake-and-stone-fish-2-exlarge-169

Pas kësaj skene Trippe ndërhyri duke i ndarë krijesat e thella të detit. Fillimisht ai ndau gjarprin nga peshku dhe më pas këtë të fundit e lëshoi në ujë. Pak çaste më vonë ai lëshoi edhe gjarprin në ujë, por ajo që pa ishte e habitshme, pasi gjarpri u rikthye dhe e kafshoi sërish peshkun, duke e ngrënë atë. Televizioni amerikan shkruan se kjo nuk është eksperienca e parë e Trippe me krijesat e egra detare dhe se në profesionin e tij çdo gjë mund të presësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura