Pesë zakone të mira që të shtojnë dhjetë vite jetë

May 13, 2018 | 10:06
SHPËRNDAJE

Ndërprerja e duhanit, niveli minimal i konsumit të alkoolit, rregullimi i peshës, një dietë e shëndetshme dhe sport. Këto janë pesë zakonet e mira që zgjasin jetën me të paktën dhjetë vjet. Në këtë përfundim ka arritur një hulumtim i Universitetit të Harvardit.

Studimi gjithashtu konkludoi se ata që i qëndrojnë besnikë 5 zakoneve të shëndetshme, kanë 82% rrezik vdekshmërie nga shkaqe kardiovaskulare dhe 65% më pak nga kanceri në raport me ata që nuk ndjekin rregullat e një jetese të shëndetshme.download

Epidemiologët e Harvardit analizuan të dhënat e një kampioni prej 78 mijë e 865 grave, jetën e të cilave e monitoruan për një periudhë prej 34 vjetësh si dhe të 44.345 meshkujve të monitoruar për 27 vjet. Në përfundim doli se ata që nuk kanë adoptuar pesë sjelljet e mësipërme kanë perspektivë për të jetuar mbi pesëdhjetë vjeç, përkatësisht 29 vjet për gratë dhe 25.5 për meshkujt.

Ndërsa ata që pranuan se i ndjekin të gjitha rregullat e jetesës së shëndetshme, kishin një jetëgjatësi prej 43.1 vjet për gratë dhe 37.6 për meshkujt. Më konkretisht, “të padisiplinuarit” me zakone të shëndetshme humbasin 14 vjet (gratë) dhe 12 vjet (meshkujt).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura