Pesë vite pa një penallti, ja kur ka marrë për herë të fundit Shqipëria 11-metërsh

Nov 20, 2018 | 21:59
SHPËRNDAJE

Shqipëria ka shënuar ditën e sotme me një penallti në minutën e 59-të të shndërruar në gol nga Balaj. Megjithatë, kombëtarja jonë ka një statistike interesante.

salihi

Kjo ishte penalltia e parë pas 5 vitesh. Hera e fundit që kemi marrë nje penallti, edhe ajo e shndërruar në gol, ka qenë në 11 tetor 2013 në takimin Shqipëri-Zvicër, e përfunduar me rezultatin 1-2. Hamdi Salihi ka qenë ai që ka shënuar për tanët nga pika e bardhë në minutën e 89-të.

/Panorama Sport/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura