Pesë pyetjet për gjyqtarin Atkinson që i dhanë fitoren Shqipërisë ndaj Serbisë

Jul 11, 2015 | 15:58
SHPËRNDAJE

Martin Atkisonin, shkaktari i humbjes së Shqipërisë në dy shkallët e gjyqësorit të UEFA-s është kthyer pa dashjen e tij, në arsyen e vendosjes së drejtësisë.


Ai nuk ka justifikuar dot para gjykates se CAS se ka zbatuar me përpikëri procedurën, para se të vendoste që futbollistët e Shqipërisë refuzuan të luanin.

Pyetjet ndaj Martin Atkinsonit që i dhanë fitoren Shqipërisë

U komunikuat futbollistëve të Shqipërisë së ndeshja mund të vazhdohej në kushte të pranueshme sigurie dhe se ata duhet të riktheheshin në fushë?
I pyeta nëse ata mund të vazhdonin lojën dhe më komunikuan se nuk ishin në gjendje për ta bërë një gjë të tillë. 
I ratë bilbilit në tunel, për të njoftuar rifillimin?
Jo!
Pritët nëse një prej ekipeve do të shkonte me ju në mesin e fushës?
Shkuam në fushë së bashku me futbollistët e kombëtares së Serbisë.
Pritët 45 minutat që ekipi kundërshtar të futej?
Jo!
Mendoni se keni zbatuar procedurën me saktësi dhe urdhri për të rifilluar lojën ka qenë i qartë?
(Nuk përgjigjet)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura