“Pesë prokurorë për dosjen ‘Habilaj’. Antimafia italiane një vit përgjime në Vlorë”

Oct 19, 2017 | 16:40
SHPËRNDAJE

Të tjera zhvillime nga çështja “Habilaj”. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se pesë prokurorë të Krimeve të Rënda të kryesuar nga prokurori Besim Hajdarmataj, prej disa orësh janë në analizë të detajuar lidhur me dosjen e këtij grupi kriminal.

krimet-e-renda

Duke iu referuar burimeve nga Prokuroria, Lala tha gjithashtu se nga hetimet kanë rezultuar të përfshirë në aktivitet një numër i lartë i drejtuesve të policisë së Shtetit dhe se priten arrestime në kupolën më të lartë të policisë së shtetit.

Po kështu gazetarja tha se Prokuroria ka kërkuar nga autoritetet italiane në Catania të gjithë materialet hetimore për këtë çështje.

Lala deklaroi se në Vlorë, prej më shumë se një viti ndodhet një skuadër mobile e antimafias italiane që me autorizimin e prokurorisë shqiptare ka përgjuar grupin e Habilajve, çka do të thotë se ka prova kompromentuese në shtetin shqiptar për implikimin e Tahirit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura