‘Pesë orë e 36 minuta në javë ne i shpenzojmë për selfie’

May 18, 2015 | 18:59
SHPËRNDAJE

Pesë orë e 36 minuta në javë shpenzohen për selfie. Një studim i porositur nga web site www.feelingunique.com dhe raportuar në revistën “Daily Mirror”, pohon se gratë e reja midis moshave 16 dhe 25 vjeç, bëjnë tre “selifie” në ditë.

Për më tepër, ato shpenzojnë mesatarisht rreth 300 orë në vit duke u përgatitur për selfie, përgatitje ku përfshihen make-up, përbën ndryshme, stilet e flokëve dhe, natyrisht, disa prova dhe pastaj postimin në platformat sociale.

Web faqja e modës që ka sponsorizuar studimin tha në një deklaratë:

“Akti i bçrjes së një selfie është bërë një fenomen i madh. Përderisa kjo është e vërtetë, disa mund ta lidhin fenomenin e selfie me narcisizëm dhe vetë-promovimin banal, por kjo nuk është kështu, thonë sponsorët e studimit, të cilët shesin pajisje për të bërë dikë të duket i përkryer në imazh.

Gjatë këtij studimi u intervistuan 2000 femra të moshës së re.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura