Pesë kuzhinierë shqiptarë bëhen bashkë në Itali, ja gjesti mbresëlënës që bëjnë për të prekurit nga tërmeti

Jan 20, 2020 | 19:30
SHPËRNDAJE

Pesë kuzhinierë shqiptarë do të gatuajnë në San Martino për familjet e prekura nga tërmeti. Nisma pritet të ndërmerret nga data 26 deri në 31 Janar në restorantin San Giminiano. 

restoranti

Mediat fqinje shkruajnë se të ardhurat do të shkojnë për dy familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilat kanë mbetur tashmë pa shtëpi.

Nisma është ndërmarrë nga kuzhinieri shqiptar Ardit Curri, ndihmuar nga bashkatdhetarët e tij Entiana Osmenzeza, Ronald Bukri, Lul Valachi dhe Gentian Shei.

Pesë kuzhinierët jetojnë dhe punojnë në Toscana: Ronald Bukri është kuzhinier i Osticcio në qendrën historike të Montalcino, ndërsa në Firence gjejmë Lul Valachi al Pane, Amore, Fantasia e Champagne dhe Gentian Shei në kuzhinë në Kopshtin e dimrit nga Caino i hotelit St. Regis.

Gjithashtu në Firence Entiana Osmenzeza punoi në Gurdulù në Oltrarno.
Të ardhurat e mbrëmjeve, kostoja e të cilave është 70 euro për person.
Menyja e mbrëmjes do të jetë një gatim i kuzhinës tradicionale shqiptare.

Kuzhinieri Ardit Curri
Kuzhinieri Ardit Curri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura