Pesë komunitetet fetare në Elbasan letër ambasadores së Holandës në Tiranë për vizat. Lexoni çfarë shkruajnë ata

Apr 17, 2019 | 17:36
SHPËRNDAJE

Pesë komunitetet fetare në Qarkun e Elbasanit i drejtohen me një letër ambasadores së Mbretërisë së Holandës në Shqipëri pas vendimit të parlamentit holandez që kërkoi rivendosjen e vizave për Shqipërinë.

parlamentiholandez

Në letër, komiteti ndërfetar i kërkon ambasadores që të ndikojë pranë qeverisë së saj për ë “penguar këtë nismë kundër popullit tonë të ndershëm dhe europëdashes”.

Letra e plotë:

nderuar Shkelqesia Juaj Zj. Guusje Korthals Altes,

Ambasadore e Mbretërisë së Hollandes ne Shqiperi.

Komiteti Nderfetar i QBNF, i perbere nga autoritetet me te larta te 5 Komuniteteve Fetare te Qarkut Elbasan, eshte teper i trishtuar per faktin qe parlamenti juaj votoi per te vendosur regjimin e vizave per popullin tone i cili boll ka vuajtur  nga mbyllja gjatë regjimit diktatorial.

Ne ju kujtojme se populli ynë eshte nje prej popujve me të vjetër ne Evropë qe kontributi dhe aspiratat e tij per te qene pjese e Bashkimit Evropian janë të mëdha dhe të patjetërsueshme.

Lëvizja e lirë me vendet e BE ka shërbyer për emancipimin e shoqërisë sonë duke bere progres të vazhdueshëm e të gjithanshëm për t’u integruar plotësisht në Bashkimin Evropian. Gjate kësaj periudhe tranzitore ne kemi kaluar shum sfida por qe me ndihmën tuaj dhe gjithë partnereve nderkombetarë po i kapercejme me kalimin e viteve.

Per kete e ndjejme si detyre t’ ju bejm thirrje qe me autoritetin tuaj te ndikoni prane qeverisë suaj per te penguar kete nisme kunder popullit tone te ndershem dhe europëdashes.

me besim ne Zot mbetemi me shprese se kjo thirrje e jona do te merret ne konsiderate

me respekt

Kryesia QBNF ELBASAN

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura