Pesë ditë pas zhdukjes së djalit, humb jetë babai i 23-vjeçarit shqiptar

Oct 18, 2019 | 20:47
SHPËRNDAJE

Pesë ditë nga zhdukja e 23-vjeçarit nga Kosova, nuk ka asnjë lajm. Familja në pritje të Shqipdonit goditet nga vdekja e babait të tij.

Shqipdon Aliu do të udhëtonte për në Prishtinë për ta takuar të dashurën 5 dite me pare, dhe kishte ne plan qe nusen e tij te ardhshme t’ia prezantonte te atit… por prej asaj dite ai nuk u kthye me.Screenshot_2-73-600x360

Por pas zhdukjes se tij, familja Alija nga fshati Gadime pësoi edhe nje tragjedi, ndersa u nda nga jeta i ati i 23 vjeçarit, pas luftes me nje semundje te rende.

Të ndjerit nuk i kishin treguar për zhdukjen e djalit, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Policia e Kosovës është në kërkim të Shqipdonit, ndersa në stacionin policor në Lipjan, për T7 kanë thënë se Shqipdoni nuk e ka asnjë rast. Ndonëse kanë kaluar 5 ditë, ende nuk kanë ndonjë informacion se ku mund të ndodhet. Megjithatë, ajo që di policia është se 23-vjecari nuk ka dalë jashtë Kosovës./Express/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura