Pesë aksesorët e kësaj vjeshte

Oct 28, 2015 | 12:52
SHPËRNDAJE

Sigurisht, gjithkush mund të vërë një shall. Ka disa femra që lidhjet dhe vendosjet e shallit që bëjnë, u duken si punime arti. Janë ato femra, të cilat kuptojnë ndryshimin midis modës dhe stilit. Hidhini një sy 5 aksesorëve që kryesojnë në këtë vjeshtë dhe teknikat që ju nevojiten për t’i realizuar.

1. Qafa
aksesore
Ky është viti i varëseve me shije të hollë. Kur vendos disa radhë varësesh, tregon aftësi stili. Për ta bërë mirë, zgjidhni disa të preferuara të gjatësive të ndryshme dhe mundohuni të jeni jo shumë të “rënduar”.

2. Miniçanta
Aksesori më i lezetshëm për këtë vjeshtë. Kjo çantë e vogël mund të vihet me rrip kryq trupit ose me dorezë të shkurtër, si t’ju përshtatet më mirë.

3. Kyçi
Mos ngurroni për të vënë disa radhë byzylykësh në kyçin tuaj. Asgjë tjetër nuk do të dukej më fantastike, se sa një përzierje e zgjedhur me kujdes së bashku me orën tuaj të dorës të përditshme. Ndryshe nga varëset, byzylykët kërkojnë stile dhe metale të ndryshme. Vetëm sigurohuni që ora të jetë më e madhe se çdo gjë tjetër në kyç.

4. Veshi Duken shumë femërore dhe japin energji vibruese. Përshtatini me veshje, që nga xhinse, T-shirt (bluza të thjeshta pambuku) deri te funde të gjata kokteji.

5. Këmba Kombinimi i getave të trasha e të hijshme me çizme, është një përshtatje që e njihni tashmë, e pëlqeni dhe që ndiheni rehat. Këtë sezon, shtoni një shtresë të tretë, një palë çorape të mbledhura deri në gju. Këto shtresa, jo vetëm që i tërheqin vë- mendjen çizmeve, por gjithashtu i mbajnë këmbët akoma më ngrohtë.

Irini Buneci

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura