“Pesë vjet e kam limitin tim!”- Justina Aliaj tregon bisedën me bashkëshorten e Moikom Zeqos: Si e mësoi të vërteten e sëmundjes së rëndë

Jun 17, 2020 | 16:09
SHPËRNDAJE

Justina Aliaj-Moikom ZeqoNga Justina Aliaj

Më kujtohet hana e plote me 8 prill, Lida dhe kjo foto nga ballkon juaj. Ndonse Hana ishte e plotë dhe dega e ullinit tuaj krejt si me dashte me u kapë për Hane, eh kjo foto, shuuumë mbresa më pati lanë atë natë

Lida shpirti jem ç’ka u ba kshtu. E papritshme pikërisht kjo kohë shpirt me tanë ato sigurina. S’ka fjalë dhimbja zemra jeme. Nuk ka fjalë.

Doktori si duket ta largonte errësinën, na hutonte, ose ekuacion me të panjohuna edhe për vetë atë si mjek. Moikomi im i dashtun më kishte thanë në biseda bashkë. Ishim duke pirë kafe te Tajvani e më tha: Pesë vjet e kam limitin tim (ah moj shpirt, hera e parë që e them, edhe vetes nuk ia thoja).

Dhe ketë̈ma ka thanë 2 vjetë para moj zemër. Pastaj unë me mendjen time thoja 5?! Po kur ban 5, ban edhe 10, ban edhe ma. Kur u jetoka me paracaktime kam të drejtën teme me shpresu dhe me e shty aq sa asht arsyeja jeme.

Por sot jena ktu ku jena. Mu veç më mbetet me thanë: Krishti e paste me vedi në Parrizë, si njeriu me virtyte të larta, si AI, qe ishte! I miri, i papushuari, si AI! Sigurisht, ma të lumtur ishim ne me ‘TË, se AI me ne.

Nuk kish kohë për ne, në fakt kurrë kurrë nuk ka patur kohë, për eruditin koha ngelet e pamjaftueshme. Si e tille ashtë e sigurtë që la shumë gjana pa thanë. Çka unë jam me fat, asht që shkaku i Moikomit të njoha ty e dashtuna jeme Lida.

Ty o zemër të kam quejt brenda vetes – si nji rrufepritëse e burrit tand -; si nji murgeshë e devotëshme me përkushtim sublim ndaj burrit tand-; nji Grue e vetmohueme për Burrin tand! Me zemrën plot i them këto fjalë, pa i heq asnji vizë. I lumi AI që fati e solli me u ba bashkë të dy, e me e ba rrugën bashkë, aq sa Zoti e ka caktu për cdokënd mbi tokë.

I lumi AI që iku me ciklin e mbyllun lumturisht, me ty e fëmijët e tij! Të puth e të marr n’ngrykë ma shumë se kurrë do të merrsha: kjoshi vet! Ju pastë lanë nafaken!

Mos ju raftë me e harru! Paçi adhurim të përjetshëm me e kujtu të shtrenjtin tuej Moikom! Bekim! AI atje ku asht, pastë kush me e kujtu e me e dashtë pa ia nda! Lamumirë Moikom, miku im i dashtun!

Asgja nuk le në harresë çka dora yte ka shkrue. Krenari dhe falenderime. Lamtumirë Atdhetar i i shquem i kombit tonë!

Kjo ishte kartolina ime për 71 vjetorin tënd “ Gëzuar ditëlindjen i dashtun Moikom. Të uroj që, çdo gja e për çdo ditë ta shijosh bukurinë̈ sipas dëshirës e gustot tande! Jetë të gjatë krah për krah me

Liden, gruan tande që të don e respekton, zonjë si ajo. Familjarisht të pacin e i pac Moikom, miku im.

Me rrespekt të nalt Justina!

Linda Justina Aliaj

*Ky artikull është ekskluzivisht për “Panorama.al’. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura