Përzgjedhja e kandidatëve/ Basha: Nuk është rrugë e shtruar me lule. Edhe njerëzit më kritikë e cinikë…

Oct 22, 2020 | 21:01
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve të PD, për të dalë për votim në zgjedhjet e 25 prillit.

lulyim basha

I pyetur nëse procesi është i drejtë, Basha tha se pavarësisht faktit që ka ngjallur shumë diskutime, theksoi se “nuk është një rrugë e shtruar me lule, por liria e vërtetë është e vështirë për t’u menaxhuar”.

“Kur bën kryetari gabim, kur e bën anëtarësia gabim.  Unë në 2017 thash që do jetë e fundit herë që e bëj këtë dhe në të ardhmen do ta bëjë anëtarësia. Është një proces që ka ngjallur shumë diskutime. Nuk është një rrugë e shtruar me lule, por liria e vërtetë është e vështirë për t’u menaxhuar. Por është rruga e duhur për demokratizimin dhe jam i kënaqur me procesin”, tha Basha.

I pyetur nga Ilva Tare  nëse procesi i përzgjedhjes së kandidatëve ka qenë i lirë apo i komanduar nga lartë, Basha është shprehur se:“Kam dëgjuar njerëzit më kritikë dhe më cinikë me Partinë Demokratike ta lavdërojnë këtë proces dhe më vjen mirë për ta sepse që prej fillimit kam qenë i bindur që ka qenë një proces i lirë.

Por më vjen mirë për ta që ta paktën në diçka kaq të hapur dhe transparente kanë lënë mënjanë cinizmin dhe mërinë dhje kanë njohur meritën PD që e bën këtë proces.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura