“Përvojë e çuditshme dhe shqetësuese”- Princ britanik flet pasi u shërua nga COVID-19: Po mendoja njerëzit që kanë humbur të dashurit e tyre në rrethana kaq anormale

Apr 1, 2020 | 14:41
SHPËRNDAJE

Princi Charles sot e përshkroi pandeminë e koronavirusit si një përvojë të çuditshme, frustruese dhe shpesh shqetësuese pas shërimit nga infeksioni.

Princi 71-vjeçar i Uellsit në një video të publikuar falenderoi stafin mjekësor dhe theksoi rëndësinë e të jetuarit me shpresë.

Ai doli nga izolimi të hënën pas qëndroi mbyllur për 7 ditë për shkak se u infektua me COVID-19.

“Pasi kalova koronavirusin, fatmirësisht me simptoma të lehta, e gjej veten në anën tjetër të sëmundjes,”– tha Princi britanik.

“Kjo është një përvojë e çuditshme, frustruese dhe shpesh shqetësuese pasi je larg familjes dhe miqve të tu si edhe struktura normale e jetës të është hequr papritmas. Në një kohë kur po përjetojmë kaq shumë ankth, unë dhe bashkëshortja ime po mendojmë veçanërisht për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre në rrethana kaq të vështira dhe anormale si edhe për ata që duhet të durojnë sëmundjen, izolimin dhe vetminë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura