Përvjetori i ndarjes nga jeta të Rugovës/ Mesazh nga Basha: Simbol i përpjekjeve të Kosovës për pavarësi, mbetet frymëzim për çdo shqiptar

Jan 21, 2022 | 16:08
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka përkujtuar sot përvjetorin e ndarjes nga jeta të ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

rugova

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Basha e cilëson Rugovën si simbol të përpjekjeve të Kosovës për pavarësi. “Përulje me mirënjohje kombëtare, shqiptarit që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore të Europës moderne”, shkruan Basha.

MESAZHI

Ne përulemi me mirënjohje të thellë kombëtare në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta, para emrit dhe veprës së përjetshme të Ibrahim Rugovës, simbolit të përpjekjeve të Kosovës për pavarësi dhe shqiptarit që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore të Europës moderne.
Arkitekti i pavarësisë së Kosovës mbetet frymëzim për çdo shqiptar që e ka të shenjtë interesin kombëtar. Trashëgimia e tij politike dhe intelektuale, shndrin si arritja më e madhe e një lëvizjeje politike paqësore, e mishëruar sot në shtetin e pavarur të Kosovës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura