Përveç Fushajt, për Vllazninë interesohen edhe kompani gjermane e turke

Jan 25, 2018 | 21:44
SHPËRNDAJE

Nisja e procedurave për privatizimin e Vllaznisë ka bërë që numri i të interesuarve për të marrë përqindjen më të madhe të aksioneve të jetë në rritje. Deri më tani, vetëm Valter Fushaj ka shfaqur interes për të qenë president i ekipit.

Loro Borici

Por, ditën e sotme është shfaqur edhe një kompani gjermane në Shkodër. Siç raporton “Shkodra.neës”, një përfaqësues i firmës Ramej nga Gjermania, e cila ka aksione tek Nurenbergu apo edhe Borusia e Dortmundit, ka kërkuar një përqindje aksionesh. Prej muajsh ata kanë paraqitur edhe një kërkesë zyrtare në Bashkinë e Shkodrës, ku shfaqin interesin e tyre për Vllazninë.

Një prej përfaqësuesve më të lartë të kësaj kompanie ka ardhur në Shkodër teksa ka marrë pjesë në stërvitjen e Vllaznisë tek fusha stërvitore në Golem përpara ndeshjes që kuqeblutë kanë me Kukësin. Përfaqësuesi gjerman ka parë edhe mjedise të tjera të kuqebluve.

kompania gjermane vllaznia

Përfaqësuesi gjerman, i shoqëruar edhe nga drejtori i akademisë Alban Hasani, po analizon detajet teknike, sportive dhe ekonomike. Nga sa mësohet kjo kompani ka zhvilluar disa takime me kryetaren e bashkisë Voltana Ademi dhe po tregohen tejet serioz në çdo marrëdhënie.

Por, ka edhe të tjerë. Siç thuhet, edhe një kompani turke është e interesuar për mazhorancën e aksioneve. Kompania ka aksione edhe në klube të tjera futbolli, dhe po pret ditën që do të nisë tenderi. Edhe ata po përgatisin dokumentacionin e tyre për të dalë me ofertën e tyre kur të nisë tenderi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura