Përurohet “Djaloshi i Dimalit” zbulimi i bujshëm i Urës Vajgurore

Jun 6, 2017 | 18:53
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetarja e Bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj kanë përuruar pasditen e djeshme skulpturën e “Djaloshit të Dimalit”. I ndodhur në Urë Vajgurore, kreu i qeverisë është ndalur për pak minuta për të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të simbolit të këtij qyteti. 

thumbnail_Rama dhe Memaj  - Djaloshi i Dimalit (5)

“Jam shumë e emocionuar që si kryetare e Bashkisë së Urës Vajgurore dhe si banore të marr pjesë në përurimin e simbolit të qytetit tonë “Djaloshi i Dimalit”. Ju jeni dëshmitar i historisë 27 vjeçare të këtij qyteti, i cili ishte i harruar dhe nuk u vu dorë për vite me radhë. Vetëm në dy vitet e fundit, falë reformave dhe mbështetjes së qeverisë Rama tani kemi shkolla më të mira, kopshte, qendra shëndetësore dhe më shumë qendra rekreative. Më në fund sot ne po investojmë edhe në art”, tha Memaj.  

Ndërkohë, Kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë nga kryetarja e Bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj.  “Ndaluam këtu për një moment për përurimin e këtij simboli të qytetit tuaj që në këto vite të fundit falë edhe drejtimit të përkushtuar dhe punës me shumë këmbëngulje të Juliana Memajt, ky qytet po rilind dhe po bëhet më i jetueshëm”, tha Rama.  Ai premtoi se ato që do të bëhet në katër vite të ardhshme do të jenë shumë më tepër se çfarë është bërë në këto 44 muaj. Ai tha se më 25 Qershor duhet një votë e bashkuar për Partinë Socialiste dhe skuadrën e saj që do të mundojë shtet, punë dhe mirëqenie. 

“Djaloshi i Dimalit” është zbuluar në Qyteti antik të Dimalit që ndodhet në Urën Vajgurore dhe që ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngjarjet historike të zhvilluara në Iliri, gjatë viteve 220-205 para erës së re. Punimet artistike në gur kanë një rëndësi të madhe për njohjen artit skulptural të Dimalit dhe atij Ilir. Një nga zbulimet më të bujshme që i takon kësaj periudhe është dhe Djaloshi Dimal.

thumbnail_Rama dhe Memaj  - Djaloshi i Dimalit (1) thumbnail_Rama dhe Memaj  - Djaloshi i Dimalit (2) thumbnail_Rama dhe Memaj  - Djaloshi i Dimalit (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura