Përurohet busti i Papa Françeskut në Tiranë, Nishani përkrah Veliajt (Video)

Mar 15, 2016 | 10:17
SHPËRNDAJE

Papa Françesku do të ketë nga sot një bust të tijin në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Busti gjendet pranë këmbanës së Paqes tek Piramida.

Papa-Francesku-duke-pershendetur-qytetaret-Foto-ATSH1

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, në krahë të kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Ministrave Blendi Klosi, Mirela Kumbaro etj.

Nishani e vlerësoi pozicionin e vendosjes së bustit të Papës, “përpara ish muzeut të diktatorit iodeologjia e dështuar e të cilit u përpoq jo vetëm të shembte kisha e xhami por të burgoste e vriste klerikë e besimtarë të pafajshëm’, tha kreu i Shtetit.

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj iu referua fjalëve të Papa Françeskut për të bërë një thirrje për kritikët, se punët e mira, nuk bëhen vetëm duke u ankuar.

Veliaj-PAPA

“Kemi ndërtuar e investuar në mensa sociale duke garantuar një vakt të ngrohtë për ata që nuk kanë mundësi…punët e mira nuk bëhen vetë, jo vetëm duke u ankuar dhe kritikuar por duke përveshur mëngët ku secili të japë kontribut. Një shoqëri e mirë s’është kur vetëm ankohen po ku secili i bën pyetje vetes cfarë mUnd të bëj unë për të bërë një shoqëri më të mirë? një shoqëri e mirë është ajo që jeton sipas fjalëve të atit të shenjtë, cfarë mrekullie sikur në fund të ditës secili nga ne të thoshte që sot kam ndihmuar një njeri. Ne s’mund të kishim menduar një vend më të mirë për bustin e Papa Franceskut sa këtë vend ku me vështrim të lirë shikohet Katedralja Ortodokse, ajo Katolike dhe Xhamia e Tiranës, në një rreze 100 metra ilustrohet fizikisht ajo që secili prej nesh e ka shpirtërisht, vëllazëria e besimit”,- tha Veliaj.


Veliaj tek busti i papa franceskut by gazeta-panorama

Dy vjet më parë, Papa Françesku vizitoi Tiranën ku u takua me disa personalitete të vendit.


Përurohet busti i Papa Françeskut në Tiranë by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura