Personazhet VIP të fiksuar pas syzeve shumë të shtrenjta

Jul 3, 2015 | 14:18
SHPËRNDAJE

Cartier sjell në Shqipëri syze deri në 60 mijë euro

Kjo javë ka sjellë një event shumë elegant në kryeqytet. Në zonën e ish-Bllokut është hapur dyqani më i ri i syzeve superluksoze, Cartier. Siç dihet, hapjet bëhen me prezencën e shumë personazheve të njohur. Dhe, meqenëse ky event u organizua nga “Class by Alketa”, lista e të ftuarve ka qenë me të vërtetë e pasur dhe ambienti gjiithashtu shumë shik. Në event kanë ardhur Zonja e Parë Odeta Nishani, këngëtaret Manjola Nallbani, Eranda Libohova, Eneida Tarifa, moderatoret Albana Osmani, Fjori Dardha, Doktori i Fiksit etj. Madje, ky i fundit ishte në humor dhe ngacmonte gjatë gjithë kohës Albanën.

Binte në sy prezenca e Laura Vorpsit, eleganca e së cilës nuk zhgënjen kurrë. Gjithashtu paparazzi ynë na sjell edhe foto të Dasara Malltezit, vajzës së Argita Malltezi Berishës. Edhe ajo duket se është e apasionuar pas syzeve të luksit. Të gjithë të pranishmit kanë shijuar festën e bukur, si dhe kanë provuar syzet, të cilat për hir të së vërtetës kanë çmime stratosferike, deri në 60 mijë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura