Personazh/ E moshuara nga Fieri e famshme për byrekun që bën

Nov 26, 2015 | 13:27
SHPËRNDAJE

“World Food Programe”  është një fondacion vullnetarë i cili ndihmon familjet e varfra nga e gjithë bota, duke u siguruar para për të blerë ushqimet e nevojshme dhe për të përgatitur me to gatime tradicionale.

Fondacioni ka një faqe online nëpërmjet së cilës tregon personazhe nga vende të ndryshme të botës, të cilët japin recetën e tyre për një nga gatimet tradicionale të vendit të ku jetojnë.

foto 1

WFP shkon në shtete të caktuar dhe me ndihmën e organeve zyrtare shkon në zonat më të varfra për të gjetur familjet më në nevojë. Ky fondacion kishte zyrën e tij edhe në Shqipëri, por në vitin 2006 e mbylli përfundimisht atë.

Pas përmbytjeve që ndodhën këtë vit në Shqipëri ata vendosën që ta nisin edhe një herë këtë kapitull në vendin tonë, pasi shqyrtuan dëmet e shkaktuar nga përmbytjet në jug në muajin shkurt. Ata kanë kërkuar nga qeveria shqiptare bashkëpunim për të ndihmuar familjet më të varfra dhe më të rrezikuara, për të rindërtuar jetën e tyre pas përmbytjeve.

WFP do të përdorë një platformë inovative bazuar në informacionet për menaxhimin e programeve të asistencës.  Kjo teknologji lejon monitorimin dhe shpërndarjen e ushqimeve, të parave dhe përfitimeve të tjera, në kohë reale.

Personazhi i përzgjedhur per nisjen e këtij rugëtimi,  ka qenë zonja Salta nga fshati Darzez  i qytetit të Fierit. Ajo është 73 vjeçe dhe është nënë e 9 fëmijëve. Jeton më bashkëshortin e saj dhe dy djemt e vegjël, por në kushte mjaft të vështira. Familja e saj gjatë përmbytjvet humbi të gjitha gjedhët që kishte dhe të gjith prodhimet buqësore.

foto 3

Në faqen zyrtare të  WFP është  publikuar historia e zonjës Salta dhe gjithashtu pasi vizitës në shtëpinë e saj, ku zonja ka përgatitur byrekun treadicional me gjize, receta është postuar edhe në faqen online. Falë programit të WFP, e moshuara nga Fieri, e cila është një nga 9500 amvisat shqiptare që ka përfituar nga ndihma e kësaj organizate, arriti të mblidhte nga receta e saj rreth 13.020 mijë lekë.Po ashtu përmes fotove tregohen edhe hapat që Salta ka ndjekur duke filluar nga blerja e produkteve të  nevojshme dhe deri tek përfundimi i përgatitjes së byrekut.

foto 2

foto 4foto 4

foto 8

foto 11

foto 12

foto 14

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura