Personat non grata në SHBA, Llalla e Doshi përkrah Maradonës dhe këngëtares së famshme britanike

Apr 17, 2018 | 19:33
SHPËRNDAJE

Pas ish-kryeprokurorit Adriatik Lalla, të cilit ju mohua e drejta për të hyrë në Amerikë, një tjetër zyrtar nga Shqipëria u shpall non grata.

Ditën e djeshme Departamenti Amerikan, shpalli si person të padëshiruar deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshin.

Por personat që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë shpallur non grata, janë të shumtë dhe ka një spektër shumë të gjerë duke filluar që nga Britania e deri në Afrikën e Jugut.

DASH

Sipas një kërkimi të bërë në motorin e kërkimit Google, rezulton se persona non grata janë të shumtë.

Në listën e gjatë bëjnë pjesë njerëz shumë të famshëm dhe të njohur duke filluar nga futbollisti Maradona, dhe tek këngëtarja e cila tashmë ka vdekur, Emy Winhouse.

Por në këtë listë bën pjesë dhe një personazh shumë i njohur nga Afrika e Jugut, lideri Nelson Mandela, por më pas ai është hequr nga lista e zezë.

Lista e plotë

Hamid Aboutalebi, nga Irani për shkak të rolit të tij si përkthyes në OKB.

Gerry Adams, politikan nga Irlanda pasi refuzoi që të hiqte dorë nga dhuna.

Lily Allen, këngëtare britanike pasi u arrestuar  për sulmin ndaj një fotografi.

Diego Maradona, për shkak të akuzave për lidhjeve të tij me kokainën.

Amy Winehouse, këngëtares britanike ju mohua vizita në SHBA, për shkak të përdorimit të drogës.

Nelson Mandela, i është ndaluar hyrja në SHBA.

Listën e plotë e lexoni këtu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura