Personalitetet e vitit/ Mziu: 2015-a, vit me fat se u riciklova në 21 Qershor

Dec 29, 2015 | 15:57
SHPËRNDAJE

Bashkia e Kamzës ka nderuar sot personalitetet e vitit. Ibrahim Basha i cili humbi jetën gjatë aksionit në Lazarat u nderua nga Bashkia, ndërkohë që u vlerësua edhe roli i mediave.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Xhelal Mziu tha se Kamza ka nevojë për të gjthë personalitetet të cilët kanë energji pozitive dhe kanë shndërruar këtë qytet.

12458826_10208296828164133_10532076_o

Ai theksoi gjithashtu se 2015 ishte një vit i suksesshëm edhe për të pasi u riciklua në zgjedhjet e 21 Qershorit.

“2015 ka qenë një vit ndryshe, Kamza është bërë një bashki e madhe pasi është shtuar edhe Paskuqani. Ne jemi sot qyteti i pestë në Shqipëri, jemi qytet me 150 mijë banorë, jemi qytet me moshë shumë të re, jo vetëm në Shqipëri, por ndoshta edhe në Europë”, tha Mziu.

Sipas tij “ky qytet ka nevojë për kontributin e të gjithëve, ka nevojë për të gjitha faktorët që janë këtu sot, ka nevojë për të gjitha ato energji pozitive pa të cilat Kamza nuk do të ishte ajo që është sot. Viti 2015 ka qenë një vit i suksesshem për Kamzën, edhe për mua personalisht pasi u riciklova në 21 Qershor”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura