Grabitet me armë një automjet “security”, dyshohet se janë marrë mbi 500 mijë lekë, punonjësit e “Oktapus” bllokohen në makinë (FOTO)

Apr 27, 2015 | 14:20
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një automjet i një kompanie sigurie ka rënë pre e grabitjes nga persona të armatosur dhe të maskuar paraditen e sotme në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, konfirmuan burime policore për “Panorama Online”.

Makina e kompanisë së sigurisë që u bë pjesë e grabitjes së armatosur

 Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të kësaj të hëne. Mësohet se automjeti me targë AA836JH i përkiste kompanisë së sigurisë “Oktapus” dhe po transportonte drejt bankës paratë e një firme private, e cila kishte një dyqan në QTU.

Makina e kompanisë së sigurisë që u bë pjesë e grabitjes së armatosur

Tre autorët e kësaj grabitje dyshohet se kanë marrë mbi 500 mijë lekë. Ata më pas në ikje e sipër kanë goditur automjetin e kompanisë së sigurisë, duke bërë që punonjësit e “Oktapus” të bllokohen për disa orë në makinë, si pasojë e goditjeve në pjesën e derës. 

Autorët më pas i kanë vënë flakën automjetit të tyre, një automjeti tip ‘Benz’ me targë AA862KK në Bërxullë. 

Automjeti i grabitësve i djegur në Bërxullë

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura