Përse nuk përmbyteshim në komunizëm? Ja si e shpjegon ish Ministrja Themie Thomai

Dec 8, 2017 | 11:40
SHPËRNDAJE

Themie Thomai, ish Ministre e Bujqësisë përgjatë viteve 1975-1989, sqaroi në emisionin “Të Paekspozuarit”, arsyet se përse nuk kishte përmbytje gjatë kohës së regjimit komunist.

themieee

Themie Thomai: Reshjet ateherë binin më shumë se sot, nuk përmbyteshim sepse funksionte rrjeti kullues i kontrolluar i tëri, hidrovoret funksionin në mënyrë të përsosur, kolektori i madh pastrohej vit për vit, ishte si një lum, por ishte kolektor. Nëse nuk pastrohet ai nuk ka kullim. Në fund të çdo gushti, cdo hidrovor merrnin në dorëzim ngarkesën e plotë, kontrolloheshin të gjitha digat. Në diga nuk shkelnin as këmbët e bagëtive, cdo gjë përfundonte në fund të gushtit, çdo pastrim kanali etj. Ne duhet të ishim në gadishmëri, kanali i ujrave të larta, pritat malore etj. Të gjitha këto bënin rrjetin kullues.

Ish Ministrja e Bujqësisë, kujtoi edhe një nga përmbytjet më të rënda të historisë së Shqipërisë, përgjatë shekullit të kaluar.

Thomai: Përmbytja më e madhe ka qënë në Hoxharë, që kanë rënë 300 mlm shi në 24 orë. Sistemi kishte llogarit të binte shi 60 mlm shi. Kjo përmbytje erdhi deri në Kolonjë të Lushnjes, u studiua më vonë, u ribënë veprat e artit dhe më nuk u përmbyt. U përmbyt tokat sepse ishin të kripura.

TPZ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura