Përse meshkujt e martuar dëshirojnë femra të tjera? Ja zgjidhja që ai t’ju dojë vetëm ju!

May 29, 2015 | 14:32
SHPËRNDAJE

Meshkujt e martuar ëndërrojnë femra tjera! Pse?

Është e kotë që të bëni luftë me partnerin tuaj, nëse e kapni duke parë ndonjë video porno në Internet edhe pse jeta në çift nuk ka probleme dhe pasioni midis jush është akoma i zjarrtë. Gjithashtu është kotë që të gjeni ndonjë defekt tek vetja.

 Duhet të mendoni për fantazitë erotike si një tip tradhtie, dhe pse jo gjithmonë funksionon. Meshkujt më pas janë tipa shumë vëzhgues dhe për ti dhënë sa më shumë hapësirë imagjinatës përdorin videot hard.

Kurse ana vëzhguese tek femrat ne përgjithësi është me turp dhe me snobizëm,sidomos kur videoja ne fjale ka si protagoniste vajzat ose figurat femërore ndryshe nga ato vete.

Që mashkulli te ëndërrojë femra që janë ndryshe nga partnerja, nuk duhet te konsiderohet si një fyerje ose si dëshirë që ata të kenë dikë tjetër.

 Kjo duhet te merret ashtu siç është thjesht një fantazi, por është dhe aq natyrale te pyesësh veten nëse ka ndonjë gjë qe nuk shkon nga jeta juaj seksuale ne çift. Pra duhet t’i thoni vetes tuaj qe nuk ka asgjë te keqe dhe qe janë dy shkalle të ndryshme : realiteti dhe fantazia.

 Por përse nuk jeni objekt fantazie seksuale për atë ?

 E thjeshtë, sepse ëndërrohet diçka qe është e re dhe jo familjare. Megjithatë dhe femrat bëjnë te njëjtën gjë, por ne mënyra me pak evidente.

Ndërkohë qe burri drejtohet drejt imazheve dhe filmave, femrat thjesht zgjedhin mënyra te tjera dhe gjejnë me shume kënaqësi ne imagjinatën me pak te rrënjosur. Si librat dhe filmat romantik, duke imagjinuar që protagonisti është partneri juaj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura