Një robot polic është vendosur në zonat e patrullimit në kryeqytetin e Tunizisë, Tunis për të vëzhguar njerëzit që janë izoluar për shkak të koronavirusit.
Nëse sheh njerëz që ecin në rrugët e bosh, ai u afrohet dhe i pyet përse janë jashtë.
Ata më pas duhet të tregojnë kartën e tyre të identitetit dhe dokumentat e tjera në kamerën e robotit, kështu që oficerët të mund ti kontrollojnë.
Kjo është java e dytë që vendi ndodhet në izolim për shkak të virusit që ka vrarë atje 14 njerëz.
Të gjithë duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, por njerëzve u lejohet të dalin vetëm për arsye mjekësore ose të blejnë gjërat që i kanë të nevojshme.
Kombi i Afrikës së Veriut aktualisht ka 436 njerëz që po trajtohen për Covid-19.
Nuk është e qartë se sa robotë mbikëqyrjes, të quajtur PGuards, janë vendosur nga ministria e brendshme.
Prodhuesi, Enova Robotics, tha për BBC se ishte një çështje konfidenciale. Ai gjithashtu refuzoi të zbulojë çmimin e robotëve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al