Përse e fshehin lidhjen? Marina e maskuar dhe Getoari takohen në hotel

Jul 25, 2015 | 10:18
SHPËRNDAJE

geti

Reperi kosovar Getoar Selimi sapo ka publikuar këngën e tij më të re me prezantuesen Luana Vjollca. Kënga u përfol si një dedikim për të dashurën “sekrete” të Getoarit, që përflitet se është motra e Luanës, Marina Vjollca.

Teksti i këngës “Jam marinar i krejt marinës”, të bën të dyshosh se ka diçka mes çiftit në fjalë, edhe pse ata nuk e kanë pranuar asnjëherë, as pasi u filmuan së bashku në Prishtinë. Getoari dhe Marina u kapën “mat” në Prishtinë, pak muaj më parë. Në një video të publikuar nga emisioni “Prive” në Prishtinë, shfaqet Getoari me një makinë duke pritur dikë dhe pak minuta më pas duket Marina Vjollca, e cila, pasi takohet me rreperin, niset me të, në një makinë të bardhë.

geti-1_1437777806-1811733
Ndërkohë , një tjetër foto është publikuar nga “Prive.al”. Marina me Getoarin janë takuar sërish në Prishtinë, në një nga hotelet më luksoze të vendit.

Dy motrat kanë udhëtuar së bashku në Kosovë, ku do të jenë mbrëmjen e të shtunës në sheshin “Skënderbeu”, për prezantimin e festivalit të përvitshëm veror, “Summer Fest”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura