“Përse e bëni këtë….”- Gazetari Lela tregon gjithçka ndodhi para dhe pas shoqërimit: I përçmoj ata burra me uniformë, më dhunuan fizikisht e verbalisht

May 17, 2020 | 10:55
SHPËRNDAJE

Gazetari Alfred Lela ka folur pas shoqërimit në polici pas ndodhej përpara Teatrit Kombëtar në momentin që po shembej.

alfred lela teatri kombetar

Gazetari u shpreh se kjo është një dramë me policë dhe ngjarja e madhe nuk është shoqërimi i tij por shembja e Teatrit.

Ai tha se në momentin që mori vesh se fadromat kishin shkuar për të shembur Teatrin mori biçikletën dhe u nis drejt godinës.

Ndërsa rrëfeu momentin kur një grua u shoqërua pasi pyeti policët se përse po e bënin këtë kur kryeministri iu ka quajtur barkderra.

“Realitivisht mirë sa mund të jesh mirë në mes të një drame me polici. Kam përshtypjen që nuk është kjo ngjarja e madhe ajo që më ndodhi mua. Ngjarja është shembja e Teatrit Kombëtar.

Ishte po aq e padrejtë sa shoqërimi im, i artistëve dhe kolegëve gazetarë. Kur e mora vesh që ishte shembur Teatri, i hipa biçikletës dhe thashë të shkoj të shoh çfarë po ndodh me atë që është një moment historik që është shembja e një monumenti kulture.

Isha aty me syrin e lirë të reporterit pa qenë aty si aktivist. Ishte një grua, e cila po komunikonte me një prej policëve ku fillon rruga mes Ministrisë së Brendshme dhe në mënyrë të sjellshme i pyeti se pse e bëni këtë, duke i thënë që kryeministri u ka thënë barkderra.

Në këtë moment, vijnë një grup policësh dhe më pas rreth 5 police femra e shoqërojnë.

Përveç se të dhunshëm fizikisht kanë qenë edhe të dhunshëm verbalisht. I përçmoj ato burra me uniformë duke goditur një njeri që nuk ishte i dhunshëm, ishte duke ushtruar e para të drejtën e tij si gazetar dhe e dyta duke reaguar për padrejtësinë për arrestimin e një gruaje apo nëne.

Më sorollatën përmes godina duke ma mbajtur kokën me forcë. Më kanë nxjerrë tek sheshi përpara Teatrit që aty ishin civilë që më kanë fyer dhe të shara me libër shtëpie.

Me sa duket ishin punonjës të bashkisë. Edhe kjo më ka trishtuar se si shqiptari është gati ta shohë shqiptarin të rrahur dhe të dhunuar. Kam dhimbje qafe dhe në shpatulla dhe nga mbajtja e kokës ulur me forcë”- tha ai Lela për News 24.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura