Përse Arben Ndoka nuk e firmos lënien e mandatit të deputetit?

Oct 11, 2015 | 7:40
SHPËRNDAJE

Kur kanë kaluar më shumë se 1 muaj që kur Arben Ndoka publikisht la mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, vendi vakant ende nuk është zëvendësuar.

Ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka
Ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka

Ish-deputeti i PS-së, më 7 shtator njoftoi përmes një letre dorëheqjen nga mandati i deputetit, mirëpo nga ana ligjore ai është ende deputet.

Një burim brenda PS-së, konfirmon për “TCH” se Ndoka, i cili u akuzua dhe u përfol shumë nga opozita si person me rekorde kriminale, nuk e ka firmosur dokumentin që PS-ja duhet ta dërgojë në KQZ për lënien e mandatit të deputetit.

Në momentin që dorëzohet ky dokument me firmë edhe të Ndokës, KQZ-ja nis procedurat për mandatimin e një deputeti tjetër.

Mirëpo, Arben Ndoka ende nuk ka firmosur dhe nuk dihet ende përse ka rreth një muaj që e zvarrit lënien përfundimtarë të mandatit.

Arben Ndoka, së bashku me disa drejtues të tjerë vendorë të PS-së janë sulmuar vazhdimisht nga opozita si persona me rekorde kriminale.

Dhe pas muajsh sulme, Ndoka vendosi që më 7 shtator të hiqte dorë nga mandati i deputetit. Disa ditë më pas, ai u kallëzua penalisht edhe nga ILDKP-ja për mosjustifikim të ardhurash që kapin shifrën e 1.5 milionë eurove.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura