“Përqafova foton e vajzës dhe i thashë që drejtësia u vendos”- Ekzekutohen katër burrat për përdhunimin dhe vrasjen e studentes në autobus

Mar 20, 2020 | 10:50
SHPËRNDAJE

Katër burra indianë të dënuar për përdhunim në grup dhe vrasje të nje studenteje në Delhi në vitin 2012 janë varur.

Akshay Thakur, Vinay Sharma, Pawan Gupta dhe Mukesh Singh u dënuan me vdekje nga një gjykatë në 2013.

Të katërt u varën në burgun e sigurisë së lartë në Tihar. Këto janë në ekzekutimet e para në Indi që nga 2015.

Viktima vdiq nga plagët e saj disa ditë pasi u dhunua nga gjashtë burra në një autobus që po ecte.

Incidenti shkaktoi zemërim dhe çoi në ligje të reja kundër përdhunimit në Indi.

Studentja 23-vjeçare e fizioterapisë u quajt Nirbhaya, e patrembura, nga shtypi pasi identiteti i saj nuk mund të zbulohej për shkak të ligjeve idiane.

Gjashtë persona u arrestuan për sulmin. Njëri prej tyre, Ram Singh, u gjet i vdekur në burg në mars 2013 dhe raportohet se kishte vrarë veten.

Një tjetër, që ishte 17 vjeç në kohën e përdhunimit të studentes, u mbaj 3 vte në një qendër riedukimi dhe u lirua. Ky është afati maksimal i mundshëm i dënimit për një të mitur në Indi.

Një apel i minutës së fundit për të zbritur dënimet me vdekje  të katër burrave u refuzua disa orë para ekzekutimeve.

Pak minuta pasi të burgosurit u varën mëngjesin e së premtes, nëna e viktimës tha: “Përqafova fotografinë e vajzës sime dhe i thashë që më në fund drejtësia u vendos.”

Ndërsa babai i saj tha: “Besimi im tek drejtësia është rikthyer.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura