Përputhja e parë! Andi propozon ‘live’ Tean dhe të dy lënë bashkë programin. Nuk harrojnë të shpërndajnë edhe llokume (FOTOT)

Jan 24, 2021 | 22:57
SHPËRNDAJE

Tea dhe Andi kanë qenë dyshja më e diskutuar në programin “Për’puthen”, kjo edhe sepse disa kohë më parë deklaruan se ishin vetëm për njeri-tjetrin.

tea dhe andi

Ndërsa mbrëmjen e sotme Andi i bëri një propozim Teas për t’u larguar bashkë nga “Për’puthen”. Të ulur përballë njëri-tjetrit ata treguan se në fillim nuk kanë pasur mendimet më të mira për njëri-tjetrin, por më pas kishin kuptuar se përputheshin. Ata të dy u shprehën njëzëri se duan të vazhdojnë njohjen të lirë jashtë, që të mos intimidohen as nga kamerat.

Mos të intimidohemi më nga kamerat, të jemi të lirë, kur të jetë për tu puthur të puthemi, kur të jetë për tu përqafuar të përqafohemi dhe kur të jetë për të bërtitur të bërtasim”, tha Andi.

Më pas ai shtoi se tani e ka kuptuar se çfarë do të thotë të përputhesh dhe se Tea mund të jetë partnerja e tij për gjithë jetën.

Tani e kam kuptuar ç’do të thotë të përputhesh se tani e ndjej Tean si njeriun e  duhur për veten time, pse jo të mos kaloj dhe gjithë jetën me të”, tha ai.

Ata u shprehën se në emision u përputhën dhe tani shpresojnë që jashtë të bëhen çift, por para se te dilnin nuk harruan qe te ndanin edhe llokumet.

llokume 1 llokume 3 llokume

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura